Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

YLLI I KOMBËTARES NJË HAP LARG DEBUTIMIT/ U paragjykua për zgjedhjen tek ekipi i parë, por Manaj po jeton ëndrrën

“Po ëndërroj”. Kështu shkruante Rei Manaj teksa postonte një foto nga stërvitja e parë me skuadrën e Barcelonës. Dhe kjo ëndërr duket se po bëhet realitet nga dita në ditë. Askush s’e kishte menduar që djaloshi shqiptar do të luante përkrah Lionel Mesit, por ai vetë po.

E konfirmon trajneri i Barcelonës B, i cili thotë se Rei ka në mendje vetëm skuadrën e parë. Sulmuesi 22-vjeçar po përfiton nga rrethanat e krijuara në klub dhe ndoshta debutimi me ekipin e parë nuk është larg. Dëmtimet e shumta kanë bërë që të jetë një kandidat potencial për sulmin e Barcelonës.

manaj

Në momentin që bëri kalimin nga Albasete te Barcelona shumë njerëz e paragjykuan dhe komentuan si një kalim negativ nga kategoria e dytë në të tretën, por ja që tani po stërvitet përkrah Mesit, Grizmanit dhe shumë kampionëve të tjerë. Fillimi është i mbarë.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Shpallet goli e Rashicës si më i miri për 2018 (VIDEO)

Delo.autor

Lewandowski në Madrid? Kështu përgjigjet Heynckes

Q.Autor

ZYRTARE/ Të hënën, portieri i ri i PSG do të jetë poshtë kullës Eiffel

Isa.Autor

Leave a Comment