Futboll Seria A

Në derbi i solli fitoren Milanit, Cutrone: Dua të qëndroj në San Siro

Patrick Cutrone ishte goalshënues i vetëm në derbin e Kupës së Italisë kundër Interit.

Zëvendësuesi 19-vjeçar i Milanit në kohën shtesë realizoi golin e fitores në San Siro para 50 mijë shikuesve.

“Të mendosh se dje isha në ekipin e të rinjve të Primavera dhe të shënoj para kësaj turne është vetëm e pabesueshme”, tha Cutrone për Rai Sport.

“Ëndrra ime është të rri këtu, pasi e dua Milanin dhe dua të qëndroj në këtë ekip. Lëvizjet e mia në fushë janë të diktuara nga uria dhe vendosmëria ime. Unë erdha nga stol dhe me të vërtetë dëshiroj të shënoj një gol”, tha italiani.

Ndryshe, Milani në gjysmëfinale të Kupës së Italisë do të luajë kundër Lazios që eliminoi Fiorentinan.

Related posts

ZYRTARE/ Futbollisti serb vendos të luajë për Kombëtaren e Kosovës, por ja si hakmerren ndaj tij

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Përballja e Teutës ndaj Shamrokut, ja kush do të vendosë drejtësi….

Delo.autor

Legjenda e Man United kritikon Pogba: Duhet të përdorë trurin

Isa.Autor

Leave a Comment