Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT E RIKTHIMIT TË IBRAS/ Boban: Ai më telefonoi mbrëmjen e Krishtlindjes dhe më tha…

Nyja e lidhur me të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka ndryshuar Milanin që nga ardhja e tij, por që aktualisht ka një kontratë të caktuar vetëm deri në fund të sezonit, mbetet për t’u zgjidhur. Zvonimir Boban del hapur për rikonfirmimin e gjigantit suedez, duke zbuluar edhe disa prapaskena të negociimit me të dhe përgjigjes positive, që mbërriti mbrëmjen e Krishtlindjes, bashkë me urimin për këtë festë të madhe në Itali, por jo vetëm: 

“Të gjithë e shohin ndikimin që ka pasur Zlatan. Unë nuk mendoj që ka dyshime, se duhet të përballemi me një rinovim të mundshëm për sezonin e ardhshëm. Paolo e telefonoi i pari, pastaj unë vazhdova bisedimet. Ishte kënaqësi, kur ai më telefonoi rreth orës 10 të mbrëmjes së Krishtlindjes, duke më thënë: “Boban, urime Milanit, e morët Ibrahimovic. Gëzuar Krishtlindjet dhe do të shihemi së shpejti”.

Related posts

CHAMPIONS/ Dortmund fiton me përmbysje. Lazio kualifikohet me vuajtje

Delo.autor

“JEMI NJË GRUP I MADH”/ Kastriot Dermaku flet pasi mundi Romën: Është bukur të fitosh ndaj një skuadre të madhe

Delo.autor

POSTON PAMJET E “AIR ALBANIA” DHE PYET NDJEKSIT/ UEFA: Ku ndodhet ky stadium? (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment