Futboll Kategoria Superiore Sport

RREGULLORJA/ Vendi i tetë në Superiore dhe biletat për në Europë, ja çfarë duhet të dini

Për sezonin 2019-2020 ka disa ndryshime për sa i përket rregullores në kampionatin shqiptar. Më poshtë mund të lexoni të gjithë rregulloren:

* Nga sezoni 2019-2020 në Kategorinë Superiore zbresin direkt dy skuadra, vendi i 9-të dhe 10-të në klasifikimin përfundimtar;

* Skuadra që mbyll kampionatin në vendin e 8-të do të luajë një ndeshje “play out”-i me fituesen e “play off”-it të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje “play off” në Kategorinë e Parë do të zhvillohet mes vendeve të dyta të Grupeve A dhe B, të cilat do të luajnë një ndeshje finale mes tyre për të shpallur fituesen, që më pas do të përballet me vendin e tetë të Kategorisë Superiore;

* FSHF ka vendosur që ndeshja mes vendit të tetë të Superiores dhe fituesit të finales “play off” të Kategorisë së Parë, të luhet në stadiumin e skuadrës që është renditur në vendin e tetë.

* Skuadra që shpallet kampione e vendit merr pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve; * Skuadra që shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;

* Klubet e renditura në vendin e dytë dhe të tretë në klasifikimin përfundimtar të kampionatit, do të luajnë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;

* Nëse klubi i shpallur kampion fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;

* Nëse skuadra e shpallur kampione është njëkohësisht fituese e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon dhe skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendin e dytë dhe të tretë, atëherë klubi që pozicionohet në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës;

Related posts

Pique: Ju tregoj çfarë mes meje dhe Pepit para se të ikte nga Barça

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Lautaro objektiv, Barcelona do përdorë Vidal si “karrem”

Delo.autor

I PËRFUNDOI HUAZIMI TEK BAYERN/ Coutinho: Ishte një vit i mrekullueshëm, fitimi i tripletës i paharrueshëm

Delo.autor

Leave a Comment