Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJE E MADHE PËR TIRANËN/ Sulmuesi Kale rrezikon të qëndrojë jashtë për…

Problemi më i madh i Tiranës në këtë moment që flasim janë mungesat. Në sfidën me Flamurtarin do të mungojnë tre lojtarë. Bëhet fjalë për Kalenë, Torasën dhe Vangjelin.

Të tre me kartonë. Nga ana tjetër, braziliani Elton Kale vazhdon të ketë probleme me shpatullën. Edhe dje ai nuk është stërvitur me ekipin, por ka qëndruar me krah të fashuar në cep të fushës.

Shqetësimi është i madh, sepse Kale rrezikon të mos luajë katër javë ose më saktë gjithë marsin. Një humbje për bardheblutë, që e konsiderojnë lojtarin e krahut si shumë të rëndësishëm. Pasdite braziliani ka nisur terapinë në një nga klinikat e specializuara të kryeqytetit shqiptar.

Related posts

RISI DHE 7 LOJTARË NGA KAMPIONATI SHQIPTAR/ Bushi publikon listën e Shqipërisë U21

Delo.autor

U PËRFOL SE DO TË LARGOHEJ NGA FORMULA 1/ Hamilton i kthehet ashpër kritikave: Duan të më zhdukin me negativitet…

Delo.autor

NDËRTON DY SKUADRA/ Reja i jep dorën e fundit përgatitjeve, gjithçka e hapur për formacionin

F.autor

Leave a Comment