Futboll Premier League Sport

3 HUMBJE NË 4 NDESHJE/ Klopp mban me elozhe Liverpoolin e tij

Pas humbjes së parë në Premier League për këtë sezon, të shtunën e kaluar, Liverpool ka pasur të njëjtin fat edhe mbrëmë, në “Stamford Bridge”. Kësaj here në “FA Cup”, përballë Chelsea. Jurgen Klopp dhe të tijtë, që dukeshin të pathyeshëm për kaq kohë, brenda pak ditësh u bënë “tokësorë”. Kjo është humbja e tretë në katër ndeshje për kryesuesit e Premier League: ndaj Atletico Madrid, Watford dhe Chelsea.

“Reds” kanë pësuar 8 gola në 4 ndeshjet e tyre të fundit dhe nuk arritën të shënojnë më shumë se tre të tillë. Unë i di numrat, – tha Klopp, me fytyrë të zymtë, të martën në mbrëmje. – Ato nuk janë aq të lezetshëm. Duhet të kuptojmë se nuk ka kaq shumë gara tani, për ne. Sonte bëmë shumë gabime. Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar shumë gola nga situata krejt të ndryshme. Performanca nuk është e mirë, por nuk është koha për t’u alarmuar”.

A mund të flitet për krizë? Jo për momentin, jo me këtë ekip. Një gabim, po. Nja dy pengesa, me siguri. Sidoqoftë, duke pasur parasysh ato që të kuqtë kanë bërë në 18 muajt e fundit, mund të thuhet se tri humbjet në katër ndeshjet e fundit lënë një shije jo të mirë. Kjo dukej qartë edhe në fytyrën e nxirë të vetë Klopp, pas disfatës së mbrëmshme me Chelsea.

Related posts

I HEDH “BENZINË ZJARRIT”/ Rabiot e feston “braziliançe” eliminimin e PSG, tifozët të zemëruar (VIDEO)

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Shtyrja e kampionatit, edhe derbi zhvendoset nga… mesjava

Delo.autor

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Trajnerë me maska dhe izolim, ja si rikthehet futbolli

Delo.autor

Leave a Comment