Futboll La Liga Sport

JO VETËM XAVI/ Ja trajneri tjetër i njohur, që refuzoi Barcelonën

Ronald Koeman thotë se hodhi poshtë mundësinë për të drejtuar Barcelonën për shkak të angazhimit me kombëtaren e tij. Hollandezi, i cili kaloi gjashtë sezone me katalanasit si futbollist, pretendon se iu ofrua posti në fjalë, pas shkarkimit të Ernesto Valverde, këtë sezon.

Përfundimisht, pasi u refuzua edhe nga Xavi Hernandez, Barça vendosi të emërojë Quique Setien si trajner. I pyetur nga reporterët, nëse iu afrua drejtimi i gjigantëve katalanas, Koeman u përgjigj: “Po. Unë thashë ‘jo’, sepse jam me ekipin kombëtar”.

Ai, gjithashtu, foli për mesfushorin e Barçës dhe Hollandës, Frenkie de Jong, i cili ka pasur një sezon jo fort pozitiv në vitin e tij të parë në La Liga: “De Jong po luan shumë te Barça dhe kjo është pozitive. Sidoqoftë, ai po luan në një pozicion tjetër nga sa është mësuar. Ky është vendimi i trajnerit atje. De Jong është shumë i ri dhe nga të luajturit shumë ndeshje do të mësojë gjëra të reja. Me mua luan ndryshe në ekipin kombëtar”.

Related posts

Zbardhen emrat, Flamurtari gati për rotacionin thelbësor në skuadër

Sadik.Autor

“QYTETARËT” I MBYLLIN DERËN YLLIT BELG/ De Bruyne drejt rinovimit 5-vjeçar me Manchester City, ja shfira “faraonike”…

Delo.autor

PRAG “DIVORCI” ME LACION/ Strakosha drejt skuadrës së Premier Ligës

Delo.autor

Leave a Comment