Futboll Seria A Sport

ANALIZË/ Juventus-Inter, ku ndryshojnë Maurizio Sarri dhe Conte (STATISTIKAT)

Ambienti i ndezur në stadium do të mungojë. Imagjinoni bukurinë emocionuese të një stadiumi si “Allianz”, plot me tifozë, të ngacmuar nga klima e supersfidës së madhe. Fotografia e Juventus-Inter, megjithatë, do të jetë akoma bukur të admirohet në TV. Jo domosdoshmërisht spektakolare (me shkallët e zbrazura të stadiumit, prej “Coronavirus”), kjo ndeshje pritet të jetë padyshim e bukur për ata që e duan futbollin, sepse do të garojnë dy ekipe të forta dhe të ndryshme, të cilët do të kërkojnë fitoren përmes rrugëve të ndryshme. Në të cilën, të dy trajnerët respektivë kanë treguar se mund të vrapojnë shpejt.

DY RRUGË TË NDRYSHME
Posedimi i topit, qarkullimi i shpejtë i tij, përmes pasimeve kryesisht të shkurtra, për t’i vendosur lojtarët sulmues në një pozicion të duhur për të shprehur klasin e tyre, pranë portës së kundërshtarit, është rruga që ndjek Maurizio Sarri. Trajneri bardhezi kërkon shpejtësinë në lojë, vertikalitet, thellësi dhe gjerësi, për të përfituar nga përzierja e aftësive atletike dhe teknike të lojtarëve që posedon. Në këtë drejtim, ai ka disa ngjashmëri me Antonio Conte. Dy rrugët e ndryshme, të cilat kanë edhe pika të përbashkëta, konfirmohen nga numrat e faqes së specializuar të “Wyscout”. Juventusi është skuadra e dytë në Serie A, pas Napolit, për zotërimin e topit dhe pasimet (58.1% dhe 525.42, mesatarisht për lojë); Interi është i teti për posedim dhe i pesti për pasime (52.5% dhe 460.73, mesatarisht).

Në posedimin e topit është interesant krahasimi midis përqindjes në gjysmëfushën e vet dhe atë kundërshtare, të treguar nga “Lega Serie A”. Juventusi është një nga katër skuadrat e Serie A (me Napoli, Atalanta dhe Bologna), me më tepër posedim topi në gjysmëfushën kundërshtare, 15’27” për ndeshje, mesatarisht, më e lartë se 14’05” në total, në krejt fushën, për ndeshje. Interi është i treti, pas Genoa dhe Roma, për zotërimin e topit në gjysmëfushën e vet: 14’42” për ndeshje. Të dhënat e “Wyscout” në krejt fushën plotësojnë “fotografinë”. Interi, me 44.77 për ndeshje, është i katërti në Serie A; ndërsa Juventusi, me 35.37, renditet i 19-ti (vetëm Sassuolo, me 32.84, bën më pak).

Skuadra e Juventusit mundohet të pushtojë gjysmëfushën kundërshtare, ta mbajë topin afër zonës së rivalit dhe të shfrytëzojë epërsinë teknike atje. Strategji e konfirmuar edhe nga vendi i shtatë për driblimet në tentativë, 27.93 për lojë, dhe nga përqindja më e mirë e driblimeve të suksesshme në Serie A, 59%. Zikaltrit nuk e vrasin mendjen të driblojnë në gjysmëfushën e tyre, për të tërhequr rivalët dhe më pas aplikuar vertikalizimin. Ata luajnë në mënyrë qendrore, ose duke e zgjeruar lojën në krahë, për të arritur te porta kundërshtare. Zgjidhje shumë e vlerësuar. Zikaltrit, sipas statistikave të “Lega Calcio”, janë të dytët për krosime të dobishme (174), pas Lecce (187), dhe kanë shënuar mjaft gola me kokë, 11. Trendi i konfirmuar nga “Wyscout”, me të dhëna për individët: Candreva dhe Biraghi janë lojtarët e parë dhe të tretë në Serie A, për krosimet gjatë një ndeshjeje, me 7.4 dhe 5.7.

Related posts

JUVENTUS-ROMA/ Kumbulla titullar përballë Ronaldos, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Monaco befason skuadrat angleze: Lemar nuk largohet nga Principata!

Q.Autor

Mourinho, apel për futbollistët: Me mua, ose kundra meje…

Sadik.Autor

Leave a Comment