Futboll Seria A Sport

“I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI”/ Banderola “profetike” e tifozit të Katanxaros që po çmend Italinë

Koronavirusi është në qendër të vëmendjes globale, për më shumë se 2 muaj. Por në Katanxaro, ka “ekzistuar” shumë më përpara. Bëhet fjalë për vitin 2003. Ekipi italian i Katanxaros, ku në të kaluarën është aktivizuar dhe sulmuesi shqiptar Florian Myrtaj, nënshkroi me një nga golashënuesit më të mirë në kategoritë e ulta. Bëhet fjalë për Xhorxhio Koronën.

Gjatë sezonit 2003-2004, Korona u shndërruar në një lider të vërtetë të Katanxaro, teksa falë golave të tij vendimtarë, arriti të udhëhiqte ekipin, i cili siguroi ngjitjen në Serinë A.

Në mënyrë të pashmangshme, Korona u bë idhulli i tifozëve të Katanxaros. Njëri prej tyre i kushtoi një dedikim special futbollistit duke shkruar një banderole: “I infektuar me Korona Virus”.

Ndërkohë së fundmi, kjo banderolë është duke qarkulluar në rrjet, teksa është cilësuar si banderola “profetike”, duke e lidhur me virusin e tmerrshëm që ka shkaktuar shumë viktima në Itali.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ ARSENAL/ ​Ylli i Man United, Matic: Nuk kemi vetëbesim, Të gjithë e dimë se…

Isa.Autor

TEUTA-FLAMURTARI/ Trajenri i “Durrsakëve pa dy titullarë, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

ZBULON SEKRETE NGA JETA E TIJ/ Martinez: Jeta ime mes alkoolit, cigareve dhe gjërave të tjera…

Delo.autor

Leave a Comment