Futboll La Liga Sport

HUMBJE BEFASUESE/ Reali shtanget nga ish-talenti i Barcelonës dhe humb kreun e La Ligas

Betis ka marrë një fitore befasuese kundër Real Madrid në javën e 27-të të La Liga-s.

Andaluzët kanë mundur 2-1 Los Blancos, duke i zbritur këta të fundit nga vendi i parë në renditje, që tani mbahet nga Barcelona.

Takimi i luajtur në stadiumin Benito Villamarin është zhbllokuar në minutën e 40-të nga një goditje e fuqishme e Sidnei.

Mbrojtësi i Betis ka qenë përsëri protagonist në fundin e pjesës së parë, kur ka shkaktuar penalltinë ndaj Marcelo-s dhe i ka dhuruar golin e barazimit Benzema-së, i cili nuk ka gabuar nga pika e bardhë.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, veçanërisht pas gabimit të pabesueshëm të Joqauin në minutën e 54-t, ka ardhur goli që ka vendosur takimin.

Ish-talenti i Barcelona-s, Christian Tello, ka përfituar nga një gabim i madrilenëve në mbrojtje dhe ka mposhtur me lehtëi Cortuois.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Partizani: Starton pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

DEBUTIMI I HAZARD/ Courtios: Më mërziti në disa momente! (FOTO)

F.autor

PANUCCI E KA HARRUAR/ Gol ndaj kryesuesve dhe trofe, Bakaj shkëlqen me Shakhtjor

Isa.Autor

Leave a Comment