Futboll Sport

Nga Pizarro, Romario tek Tevez, ja ata që nuk e harrojnë “bukën e vjetër”!

Ka nga ata që i quajnë “mercenarë”, ndërsa për të tjerë janë romantikë të pandreqshëm. Varet nga prospektiva dhe mbi të gjitha nga aftësia për të lidhur veten me ngjyrat e një fanelle, e njëjta që më pas i përfaqëson gjatë karrierës së tyre, pavarësisht nga çfarë ndodh.

I fundit që hyri në këtë kategori të “bukës së vjetër”, besnikët që e veshin fanellën e një ekipi më shumë herë gjatë karrierës së tyre është peruani Claudio Pizarro, që në pragun e 40 vjetorit ka zyrtarizuar rikthimin te Werder Bremen, për herën e katërt…

Sulmuesi i lindur në Callao, i rritur në akademinë e Alianza Lima, por që luan në Gjermani që kur ishte 18 vjeç, do të veshë për herë të katërt fanellën e Werder, ku ka shënuar mbi 100 gola.

Një tjetër besnik i stilit Pizarro është uruguaiani Sebastian Abreu, i cili ka veshur katër herë fanellën e ekipit uruguaian Nacional në vitet 2001, 2004, 2013 dhe 2015.

Në mes kanë qenë shumë ekipe të tjera me rekordin e 27 skuadrave në 24 viteve karrierë, si askush tjetër në karrierë, por tani është kthyer në shtëpinë e tij dhe duket se do ta mbyllë karrierën atje ku e nisi.

Pastaj është historia e Romario, i cili është i vetmi futbollist që është kthyer tre herë në dy skuadra të ndryshe. Ai ka luajtur në tre sezone të ndryshme me Flamendo dhe tre herë është larguar dhe tre herë është rikthyer te Vasco da Gama, ku e nisi karrierën në vitin 1985 dhe e mbylli në vitin 2007, me 105 gola të shënuar për këtë klub.

“Buka e vjetër” është një specialitet i Vasco, ku Juninho Pernambucano ka luajtur nga viti 1995 deri në vitin 2001, u rikthye në vitin 2011, u largua për një sezon, por u kthye dha e mbylli karrierën me kubin nga Rio në vitin 2013.

Thomas Moellet te Frankfurt dhe Asunçao te Santos janë futbollistët e tjerë të janë rikthyet tre herë te i njëjtin klub, ndërsa rasti i fundit në rend kohor, para Pizarro, ishte ai i Carlos Tevez. “Apache” u largua tre herë nga Boca Juniors në karrierën e tij, por sot, në hapat e fundit është ende futbollist i këtij ekipit.

Në fund, ia vlen për t’u përmendur edhe Adriano. Braziliani që luajti tre herë me Flamengo. Fillimisht u largua nga ky ekip për të shkuar te Inter në vitin 2009, më pas u kthye, por qëndroi pak dhe shkoi te Roma në vitin 2012, derisa në qershor 2013 firmosi për herë të tretë dhe të fundit me kuqezinjtë e Brazilit.

Related posts

PICKFORD KAPET ME KOPJE/ Kjo HILE kualifikoi Anglinë ndaj Kolumbisë në Botëror

Isa.Autor

MotoGP/ Suzuki “peshkon” pilotin e ri, ja kush ikën

Sadik.Autor

Marseille humb finalen e Europa League, tifozi hedh TV në lumë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment