Futboll Sport

E PABESUESHME/ Skenar filmash në Afrikë, dy futbollistët rrëmbehen në mes të rrugës!

Skandalet në futbollin afrikan nuk kanë të sosur, teksa së fundmi ka ndohur diçka që mund ta kemi hasur shpesh në filmat aksion. Një rrëmbim ka ndodhur në Nigeri, ku janë marrë peng dy futbollistë të Enyimba Football Club.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nigerian, që ka njoftuar se Dayo Ojo dhe Benjamin Iluyomade janë personat në fjalë të marrë peng nga disa persona të armatosur.

Kjo ngjarje ka ndodhur para dy ditësh, në kohën që lojtarët po udhëtonin për në qytetin e Akures për shkak se kampionati u pezullua prej Coronavirusit. I vetmi që i shpëtoi rrëmbimit ishte Emmanuel James.

Klubi nigerian po mban kontakte me familjen e Ojos, i cili mendohet të jetë dhe objektivi nga autorët. Ndërkohe familja e tij ka kërkuar lirimin e tij, por ende nuk ka asnjë lajm mbi dy futbollistët e rrëmbyer.

Related posts

“JANË TË TURPSHME”/ Lazio mbron Elseid Hysajn: Dënojmë ashpër banderolat…

Delo.autor

PRANË ZYRTARIZIMIT/ River Plate–Boca pritet të luhet 13,306 kilometra larg Buenos Airesit

Isa.Autor

TEUTA-PARTIZANI/ Pas një gafe nga portieri Hoxha, sulmuesi Gjiorgev ndëshkon “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment