Futboll Premier League Sport

“FUTBOLLI NUK ËSHTË GJITHÇKA”/ Trajneri Klopp: Ja si bëj edhe shefin edhe shokun me lojtarët

Duke përfituar nga ndalesa e sezonit, Jyrgen Klop, rrëfehet për marrëdhënien e tij me futbollistët e Liverpulit, udhëtimin e tij nga një futbollist mestar në një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe përfitoi nga rasti për të dhënë edhe disa këshilla për jetën në këtë moment krize prej epidemisë së Koronavirusit. I ulur në një prej bokseve të mediave në “Anfield Road”, tekniku gjerman tha për “JD”:

“Unë kam shumë besim te lojtarët e mi. Dhe është shumë e thjesht sepse ata anë të gjithë njerëz të mrekullueshëm, djem shumë të zotë. Kështu që është shumë e rëndësishme që të gjithë së bashku të vazhdojmë të ecim në drejtimin e duhur. Por është futboll. Nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë, është thjesht një lojë. Jeta ka gjëra më të rëndësishme”. Si një ish-mesfushor, Klop nuk shkëlqeu kurrë në fushë siç po bën në stol:

“Isha një futbollist shumë mesatar. Megjithatë, arrita të luaj gjatë gjithë kohës në kampionatin tim dhe për arsye të ndryshme, çdo trajner mendonte se unë isha i rëndësishëm për skuadrën. Unë isha motori i ekipit. Kur diçka shkonte keq, unë i këshilloja shokët sesi duhet të përmirësoheshim dhe sesi mund të bënim më shumë. E kisha këtë rol edhe si futbollist”. Për të futbollistët kanë një respekt të jashtëzakonshëm.

klopp-van-dijk-barcelona-madrid

Por cili është sekreti i Klopit si trajner? “Unë jam shefi. Unë vendos kush luan, kur stërvitemi, çfarë duhet të bëjmë në stërvitje, i vendos unë të gjitha këto gjëra. Por mes këtyre vendimeve, unë di të jem edhe shoku i tyre. Unë them gjithnjë këtë… ‘Jam shoku i lojtarëve të mi, por jo shoku i ngushtë’. Nuk jam ai që kupton gjithçka, por përpiqem. Nuk bëj sikur jam i interesuar, unë jam i interesuar.

jurgen-klopp-believes-player-welfare-at-risk-with-length-of-summer-break

Ata dinë thuajse gjithçka për mua, gruan time, djemtë, Është e rëndësishme ta njohësh atë me të cilin po punon dhe është e rëndësishme të dish pse dikush është i vendosur dhe motivuar. ‘Nga vjen? Ke ardhur këtu për të fituar para, diçka që është legjitime, apo për të bërë familjen krenare, apo je këtu për të bërë të gjithë vendin krenar’? Janë shumë gjëra që unë dua ti di për lojtarët e mi. Kjo ndërton një marrëdhënie. Ata mund të flasin me mua dhe kjo është gjithnjë e rëndësishme”.

Related posts

Shndërrimi i Brozoviç/ Nga i padëshiruar, në lider të skuadrës

Sadik.Autor

Aimee/ Femra “Vampire” konfirmon ngjarjen që skandalizoi një komb të tërë para Botërorit

Isa.Autor

“ÇMENDURI” NË KAMERUN/ Trajnerin e Kombëtares dhe stafin e zgjedh presidenti i vendit. Eto’o mbetet spektator

Delo.autor

Leave a Comment