Futboll Sport

“KAM LUAJTUR PËRKRAH TIJ RRETH KATËR VITE”/ Leandro Cufre: Cassano bënte gjërat që “Pleshti” nuk mund t’i bëjë

Leandro Cufre beson se Antonio Cassano ishte lojtar më i mirë se Lionel Messi në ditët e tij më të mira.

Cufre kishte luajtur përkrah Cassanos në Romë nga viti 2002 deri më 2006, para se sulmuesi italian t’i bashkohej Real Madridit.

“Më kujtohet mirë Antonio. Sikur të ishte më profesional, do të kishte qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë”, tha Cufre.

“Ai ishte lojtar i madh. Në stërvitje, ai e shënoi një gol përmes harkimit me thembër. Kam parë pak lojtar si ai. Nuk i pëlqente të stërviste shumë. Nuk ishte tip që pinte alkool apo që rrinte vonë natën, por kishte probleme me stërvitjet”, shtoi ai.

“E kam parë atë duke bërë gjëra të nivelit më të lartë, gjëra që nuk e kam parë Messin duke i bërë, me të cilin kam luajtur më 2006. Antonio ishte lojtar i jashtëzakonshëm i cili fatkeqësisht nuk e kishte mendjen të bëhej lojtar i madh profesionist. Ai mendonte se mund të arrinte diçka në futboll pa u stërvitur apo thjesht me pak stërvitje”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

SHKËMBIMI NIANGGOLAN-VIDAL/ Zbulohet ideja e çmendur e merkatos

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 1-0

Delo.autor

MERKATOJA/ Njihuni me 10 lojtarët që kërkojnë transferim gjatë janarit

Delo.autor

Leave a Comment