Futboll Sport

“FUTBOLLI RREZIKON RECESIONIN”/ Presidenti i FIFA-s: Këto kohë po reflektojmë, mund të shkurtojmë kompeticionet

Ashtu siç do fushë tjetër që ka lidhje me ekonominë edhe futbolli po pëson një recension prej ndalimit të aktivitet si pasojë e koronavirusit.

Por ky ndalim veç të tjerash ka sjellë edhe reflektimin e drejtuesve, me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, që në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’ është shprehur:

Futbolli po rrezikon recesion, por ne po shohim përtej kësaj. Po mendojmë reforimin që do të thotë më pak turne apo kompeticione, por që janë më interesant.

Gjithashtu po mendojmë të përfshijmë ekipe më pak, por që janë më të ekuilibruara. Ne e përcaktojmë vetë sasinë e dëmeve, por le ta shohim se di do të vijojë ajo. Mendoj se të gjithë duhet të sakrifikojmë.”

Sakaq i pyetur për mundësinë se kur mund të rifillojë të luhet futbolli Infantinno është shprehur:

“Së pari shëndeti, pastaj mendojmë për pjesën tjetër. Përfshirë këtu edhe rifillimin e futbollit. Do të luhet kur shëndeti i askujt të mos jetë në rrezik.”

Ndërkohë në mediat e rëndësishme ndërkombëtare ka gjithmonë e më shumë raportime se futbolli për këtë sezon mund të mos rifillojë më. Kjo për shkak se koronavirus po bëhet gjithmonë e më i paparashikushëm.

I pyetur rreth kësaj mundësia dhe se si mund të shpallet fituesi Infantinno ka refuzuar të përgjigjet, duke deklaruar se nuk është në kompetencën e tij, por mund të japë një mendim nëse pyetet.

Related posts

Vazhdojnë përjashtimet në Itali/ Skuadra e sulmuesit shqiptar nuk regjistrohet në kampionat

Isa.Autor

DERBI I ZJARRT/ Man City-Man United: Guardiola kundër Mourinhos, spektakli i garantuar

Isa.Autor

REKORD GUINNESS/ Kam refuzuar 3000 oferta për Real Madridin

Isa.Autor

Leave a Comment