Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GJIMSHITI EKZEMPLAR TEK ATALANTA/ Ja si vlerësohet mbrojtësi i Kombëtares nga mediat italiane

Nëse Xhanpiero Gasperini sheh të gjithë futbollin italian që i përulet përpara këmbëve, falë mrekullisë që ka realizuar me Atalantën, ai e di mirë se mund të kishte bërë një gabim të madh në dy vitet e fundit, teksa i kishte lënë dorë të lirë klubit që edhe t’ia shiste Berat Gjimshitin.

Pasi qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare jo vetëm që po ekzaltohet dhe është një lider absolut i kësaj Atalante, por mbi të gjitha ka fituar bastin personal me trajnerin e tij, pasi edhe natën e djeshme, media italiane e ka mbuluar me elozhe, duke parë notat.

“TUTTOMERCATOWEB”

Gjimshiti 6.5 – “Mban shumë lart ritmin dhe kërkon të avancojë sa më shumë dhe sa më shpesh drejt zonës rivale, duke bërë presing deri te qendërmbrojtësit e Valencias. Nuk gabon praktikisht asgjë, përveç faktit kur mban në pozicion të rregullt Gameiron, në rastin e golit të barazimit momental 1-1. Pas kësaj amnezie do kishte merituar edhe notën 7”.

“SPORTMEDIASET”

GJIMSHITI 7 – “Një mbrojtës pak i reklamuar, por efikas dhe fantastik. Ndoshta ai nuk dallohet kur është në fushë, por sigurisht që kur nuk është, pesha e mungesës së tij ndihet si oksigjeni për Atalantën. I vëmendshëm gjithmonë dhe kudo. Gati për të mbyllur me saktësi çdo rrezik të bergamaskëve”.gjimshiti

Dedikimi pas sfidës – Bergamo, ashtu si i gjithë Veriu i Italisë, po përjeton një moment shumë të vështirë si rrjedhojë e vatrës së Koronavirusit, por lojtarët e Atalantës, me liderin Iliçiç në krye, por edhe me Gjimshitin e gjithë të tjerët, kanë dashur që të bëjnë një dedikim për të gjithë tifozët zikaltër dhe popullin bergamask, me anë të një fanelle të bardhë, në të cilën ishte shkruar: “Bergamo, kjo ishte për ty. Mos u dorëzo”.

Related posts

DËSHTOI NË MERKATO/ Mourinho nis sulmin, “vrer” ndaj Liverpool dhe Tottenham

Isa.Autor

U SKUALIFIKUA NGA EUROPA LEAGUE/ Por nuk iu ndanë zakonit. Tirana bën gjestin e veçantë pas ndeshjes

Delo.autor

Ja si u pritën lojtarët e kombëtares Iraniane nga tifozët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment