Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Klubi gjerman në karantinë, dyshohet për një lojtar me epidemi

Në Gjermani rastet e të infektuarve janë rritur ndjeshëm në dy ditët e fundit. “Bild” shkruan se në klubin e Shalkes dyshohet për një të infektuar edhe pse ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga skuadra.

Në fillim u mendua për një punonjës të një dyqani të klubit dhe më pas të një tjetri në mensën e klubit. Tani dyshimet janë rritur pasi mendohet të flitet për një lojtar, i cili mund të jetë prekur nga virusi vdekjeprurës. Gjithsesi, kjo mbetet vetëm në një spekulim. Ndërkohë që drejtuesit e klubit blu nuk kanë lejuar asnjë gazetar t’i afrohet selisë të klubit.

Thuhet se lojtarët nuk lejohen të dalin deri në një kohë të caktuar. Ndeshja e radhës do të luhet me Borusian e Dortmundit me dyer të mbyllura. Nuk dihet ende nëse do të ketë një shtyrje të derbit, por e sigurt që nëse ky lajm vërtetohet, atëherë sfida me verdhezinjtë nuk do të luhet deri në një datë tjetër.1003202053dde2f1_2

Të gjitha dyqanet përreth qendrës së klubit si dhe kafenetë janë mbyllur për një kohë të caktuar. Ministri i Shëndetësisë në Gjermani ka deklaruar se kurrsesi nuk duhet të luhet me shëndetin e tifozëve por edhe të lojtarëve.

Edhe pse kjo do të ketë një kosto të madhe për klubet e Bundesligës. Në ditët në vazhdim pritet që klubet të mblidhen dhe të diskutojnë për vazhdimësinë e kampionatit, i cili rrezikon edhe pezullimin deri më 3 prill.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

ARSENAL-VALENCIA/ Lacazette shënoi me kokë, arbitri tregon orën dhe merr këtë vednim… (VIDEO)

Delo.autor

Xhaka: Një biznismen shqiptar na ka paguar dënimin për “shqiponjen” ndaj Serbisë

Delo.autor

Leave a Comment