Futboll La Liga Sport

I INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ylli i La Ligas: Jam në shtëpi, në karantinë!

Federata Kineze e Futbollit lajmëroi ditën e sotme se ylli i kombëtares dhe ekipit të Espanyolit, Wu Lei, është prekur nga koronavirusi. Futbollisti i klubit spanjoll ka dalë pozitiv dhe madje ka folur në lidhje me situatën e tij.

“Jam në shtëpi dhe kam nisur që tani karantinën. Psikologjikisht jam i mirë, i fortë dhe simptomat e mia thuajse janë zhdukur të gjitha”.

Një lajm i mirë nga futbollisti kinez, pasi ky i fundit duket se do ta kalojë shpejt virusin. Spanja është shteti i dytë më i goditur në Europë pas Italisë. Numri i viktimave momentalisht është 1378 persona.

Related posts

RONALDO mendon vetëm për Juventusin, “fshin” Realin dhe Madridin (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht Zenit falë golit të Kulusevskit

Delo.autor

“U SËMURA DUKE PARË LAJMET”/ Batuta e Mançinit krijon polemika, trajneri kërkon ndjesë: Nuk kisha atë qëllim…

Delo.autor

Leave a Comment