Futboll Seria A

Leonardo Bonucci: Këshilla ime për Milanin…

Leonardo Bonucci i ka bërë thirrje bordit drejtues të Milanit të blejë top lojtarë ndërkombëtarë këtë verë, duke thënë se ata do ta rrisnin nivelin edhe në stërvitje.

Ekziston një intrigë e madhe për atë se çfarë do të bëjë Milani në afatin e ardhshëm të transferimeve, midis dyshimeve rreth vlefshmërisë të pronarit të tij.

Megjithatë, qendërmbrojtësi italian – i cili u transferua nga Juventusi verën e kaluar për 40 milionë euro – ka thënë për Calciomercato.com: “Mirabelli dhe Fassone nuk kanë nevojë për këshilla”.

Duke shtuar: “Por, nëse do të m’u duhej t’ua jepja ndonjë, atëherë do t’iu thosha të blinin top lojtarë ndërkombëtar, në mënyrë që niveli në stërvitje të rritej, po ashtu. Është gjë vendimtare”.

Related posts

KRIZA NË MADRID/ Interi nuk “humbet kohë”, kërkon të rrëmbejë TRE yje

F.autor

“STRAKOSHA DO TË RIKTHEHET TITULLAR TEK LAZIO”/ Asistenti i Rejës kritikon: Çështja e portierit duhet të jetë e zgjidhur

Delo.autor

ARSENAL-NAPOLI/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Torreira

Delo.autor

Leave a Comment