Futboll Sport

IDEJA GJENIALE E PORTIERIT/ Kishte shkruar listën e gjuajtësve të penalltive në shishen e ujit (VIDEO)

Tim Krul vërtetoi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Tottenham se është një nga pritësit më të mirë në botë të penalltive. hfjjdnyhhnhyë hfhnhë hfyeuh ë junë hfhnë

31 vjeçari arriti t’i pres dy penallti dhe t’i sigurojë fitoren Norwichit ndaj Tottenhamit në raundin e pestë të FA Cup.

Mirëpo ajo që ra më shumë në sy ishte veprimi i bërë nga Krul. Ai kishte shkruar në shishen e ujit emrat e lojtarëve të ekipit kundërshtar dhe anën në të cilën ata godasin penalltitë.

Mediat tashmë kanë shfaqur pamjet që tregojnë se sa gjeniale është përgatitja e portierit holandez.

Ai merrte shishen e ujit përpara se çdo lojtar i Spurs të merrte topin për të goditur penalltinë.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Tifozët në Twitter kanë reaguar ndaj idesë unike të Krul dhe e vlerësuan atë për performancën e tij në pritjen e 11-të metërshave.

31-vjeçari priti penalltitë e Troy Parrott dhe Gedson Fernandes për të ndihmuar ekipin e tij ta arrijë çerekfinalen e tyre të parë të Kupës FA në 28 vjet.

Related posts

Bonucci kryen kontrollet mjekësore te Juventusi, futet nga hyrja dytësore (FOTO)

Isa.Autor

SHPËRTHIMI I OSIMMHEN TEK NAPOLI/ Trajneri Rohr: Më kujton Drogba, do të bëhet bomber botëror nëse…

Delo.autor

DAVIDE ASTORI DHE EMILIANO SALA/ Dy vdekjet e mistershme që tronditën futbollin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment