Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFOJNË NË “AIR ALBANIA”/ Majkëll Ngo mposht Laçin dhe shtyn “Bardheblutë” drejt titullit

“Air Tirana”… Jo vetëm sepse golin e bëri një anglez nga ajri (Ngo me kokë), por sepse në impiantin e ri “Air Albania” bardheblutë nuk dinë të ndalen. “Banda” e Egbosë gjunjëzoi edhe Laçin dje (1-0), që për hir të së vërtetës i bëri të vuajnë kryesuesit.

Tirana-Laci

Deri në minutën e 73-të ekipi i Cungut luftoi mirë dhe shfaqi personalitet në fushë, duke e kapur shpesh herë edhe të pavendosur mirë skuadrën vendëse, por më pas u desh një korsim i Dokës nga e djathta dhe Ngo nuk fali, duke e dërguar topin në rrjetë. Natyrisht, edhe dalja e gabuar e portierit mik, Stazhilla, ishte një ndihmë për bardheblutë në atë moment. Mungesa e Nuabuezes i penalizoi jo pak miqtë.

 

 

Torasa-Shehu

Laçianët treguan edhe një herë se janë një kockë e fortë për këdo, por nga ana tjetër janë shumë të varur nga golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ndërkaq, Tirana vazhdon të marshojë edhe kur nuk shkëlqen në fushë, por titulli fitohet pikërisht me fitore si këto.

Fakti që bardheblutë nuk dorëzohen kurrë dhe një pjesë të madhe të golave nën drejtimin e Egbosë i kanë shënuar pikërisht pas minutës së 70-të, tregon jo vetëm përgatitjen e lartë fizike, por edhe një vetbesim kampionësh. Kjo ishte fitorja e 16-të në kampionat dhe Tirana arrin në kuotën e 53 pikëve, duke shtuar ndjeshëm presionin te Kukësi dhe Partizani që e ndjekin. Me siguri, populli bardheblu bën tifo për Skënderbeun e Ilir Dajës sot kundër Kukësit.

Related posts

Ç’po ndodh në FSHF? Tre gjigandë zbarkojnë për Botërorin

Sadik.Autor

NUK DI TË NDALET/ Higuain ndëshkon Atalantën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL SOCIEDAD/ Barcelona publikon të grumbulluarit, ylli Manaj do të mbajë numrin…

Delo.autor

Leave a Comment