Futboll Seria A Sport

KAOS MES DREJTUESVE TEK MILAN/ Ibra, Donnarumma dhe Rebic në rrezik

Në kupolën drejtuese të Milanit ka pikëpamje të ndryshme, sa i takon filozofisë që duhet ndjekur për t’u kthyer në majë, ku iu takon kuqezinjve. Ivan Gazidis po punon në kahje të kundërt me Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, çka ka krijuar pakënaqësi të dukshme dhe përçarje. Ky diversitet i menaxhmentit nuk shihet fort mirë, edhe për shkak se ka dosje të rëndësishme për t’u trajtuar më tej, deri në fund të sezonit.

Sikurse dihet, drejtuesit kishin filluar punën për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, por kur dukej pak a shumë i përgatitur terreni për këtë, shpërtheu beteja e brendshme. Vetë Zlatan, me sa duket, ka thënë se nuk do të prefereonte të rrinte te Milani pa Boban dhe Paolo Maldini. Suedezi zbarkoi aty në janar falë atyre të dyve.

Ndërkohë, për Donnarumma ka pasur heshtje javët e fundit, sa iu përket kontakteve midis klubit dhe prokuratorit të portierit. Raiola nuk është parë në “Casa Milan” dhe as e ka këtë çështje në rendin e ditës. Në fund, Rebic. Huazimi i kroatit te kuqezinjtë do të skadojë në vitin 2021. Sidoqoftë, pa të drejtën e blerjes, çmimi i tij do të vazhdojë të rritet. Mbase do të ishte e nevojshme të fillojnë sa më shpejt bisedimet për këtë problem me Eintracht Frankfurt.

Related posts

KËRKESA PËR KONTROLLE/ FSHF: Nuk kemi asgjë për të fshehur, i bëjmë publike çdo vit financat

Sadik.Autor

Juve pranë marrëveshjes me Matteo Darmian

Sadik.Autor

Nis takimi në “Evian”, Shqipëria për të harruar Kosovën

Sadik.Autor

Leave a Comment