Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Bëhet problem dhe në Champions League, rrezikohet tjetër ndeshje e rëndësishme të…

Koronavirusi nuk po pengon vetëm mbarëvajtjen e ligave kombëtare të futbollit në Europë, por edhe të kompeticionit të Ligës së Kampioneve.

Pas autoritet lokale në Valencia vendosën që takimi i kthimit të fazës së 1/16 Valencia-Atalanta të luhet pa tifozë, në Itali qarkullojnë hipoteza se edhe sfida e dytë e këtij raundi midis Juventusit dhe Lionit do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të përhapjes në mënyrë alarmante të koronavirusit.

Juventus_Sorteggio_UCL_Post_date_eng_NEWS

Këto zëra kanë arritur në veshët e drejtuesve të Lionit, të cilët janë vënë në dijeni për situatën e krijuar në Itali, ku qeveria vendase miratoi shtyren e ndeshjeve të Serisë A deri në muajin prill.

Në një komunikatë të fundit zyrtare, klubi francez nuk konfirmon nëse ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve dhe se po punon për gjetjen e varianteve të përshtatshëm që ky takim të luhet.

“Lioni ka marrë informacione nga Italia në lidhje me shqetësimet për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampioneve kundër Juventusit, e cila është planifikuar të luhet në 17 mars. Për momentin, informacioni se ky takim do të luhet me dyer të mbyllura nuk na është konfirmuar as nga UEFA, as nga Juventusi. Momentalisht, po kërkohe zgjidhje të tjera për zhvillimin e takimit. Për ata tifozë të Lionit që kanë blerë biletat për takimin në Torino, do t’i njoftojmë saktësisht për çdo gjë që do të ndodhë”, raporton klubi francez në faqen e tij zyrtare.

Kujtojmë që për shkak të përhapjes së koronavirusit në Itali, dy takimet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë Juventus-Milan dhe Napoli-Inter janë pezulluar për një afat të pacaktuar.

Related posts

Monaco dhe Tottenham “shënjestrojnë” Ciro Immobilen

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Vendasit diktojnë lojën, por mungojnë gjuajtjet (VIDEO)

Isa.Autor

Luajti ndeshjen e fundit, Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit

Sadik.Autor

Leave a Comment