Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Frika se mos shtojnë në peshë, Interi ushqime në shtëpi futbollistëve

Interi u dërgon drekat dhe darkat në shtëpi të gjithë futbollistëve të tyre, për të mbajtur të ekuilibruar dietën e sportistëve, edhe në këtë periudhë karantinë.

Ka qenë mesfushori Nikolo Barela që e ka zbuluar këtë fakt, me anë të një postimi në “Instagram”, në të cilin ai saktëson gjithashtu se çdo futbollist ka dietën e tij të personalizuar, e cila i gatuhet çdo ditë nga kuzhina e Apiano Xhentiles”. Trajneri Antonio Konte i ka dhënë një urdhër të qartë edhe dietologut ushqimor zikaltër Pincela, por jo vetëm kaq.

“Gjenereali” i Interit kërkon çdo ditë edhe të dhënat e secilit futbollist, lidhur me stërvitjet që ato i kanë të detyrueshme që të kryejnë çdo ditë në shtëpi, që në rast të një rifillimi të papritur të kampionatit, Barela me shokë të kenë një formë fizike sa më të mirë dhe për të qenë gati, në momentin që do të thirren në fushë.

Related posts

Kosova ka Federatë, Vokrri i tregon vendin Serbisë dhe Crvena Zvezdës

Sadik.Autor

BOMBA vjen nga Spanja/ Neymar po negocion me klubin iberik gjatë Botërorit

Sadik.Autor

SUPER NDESHJA/ Inter-Manchester City në finale, anglezët leksion të ashpër Realit

F.autor

Leave a Comment