Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Hudson-Odoi preket nga epidemia, izolohet Chelsea dhe shqiptari

Pas Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, Premier League regjistron lojtarin e parë pozitiv me “Coronavirus”. Ai është Callun Hudson-Odoi, i datëlindjes 2000, në pronësi të Chelsea. Ky fakt u komunikua nga vetë klubi londinez në faqen e vet zyrtare.

19-vjeçari kishte simptoma ethesh më herët, gjatë javës, pastaj gjatë natës rezultati i tamponit konfirmoi se është me “Covid-19”. Lojtari, si dhe shokët e ekipit, stafi dhe menaxherët, tashmë janë futur në karantinë. Bashkë me ta edhe shqiptari Armando Broja, që është stërvitur dhe ka qenë i grumbulluar me blutë e Londrës, madje së fundi debutoi në ekipin e parë.

Ja njoftimi për shtyp: Callum Hudson-Odoi bëri një test “Coronavirus” dhe rezultoi pozitiv. Ata që kanë qenë kohët e fundit në kontakt me të do të izolohen, në përputhje me direktivat e qeverisë. Përfshirë tërë ekipin e parë dhe stafin teknik.

Ata që nuk kanë pasur kontakte me Callum do të jenë në gjendje të kthehen në punë brenda ditëve të ardhshme. Qendra e stërvitjes së ekipit të parë do të mbetet e mbyllur. Pjesa tjetër do të funksionojë normalisht.

Callum kishte simptomat e një gripi të hënën në mëngjes dhe nuk është stërvitur me ekipin që atëherë, si një masë paraprake. Edhe pse ka rezultuar pozitiv, ai ndihet mirë dhe mezi pret që të kthehet në stërvitje, sa më shpejt të jetë e mundur. I urojmë shërim të shpejtë”.

Related posts

Abrashi ka humbur sezonin, Freiburg e nis me mision të veçantë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte merr lajmin e keq, i dëmtohet një tjetër lojtar “Zikaltër”. Ja emri…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/Trajneri Lerda i shqetësuar: Duhet të përmirësohet në aspektin taktik, por…

Delo.autor

Leave a Comment