Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Pezullime dhe shtyrje garash, ja plani emergjent i UEFA-s

Në pritje të komunikimeve zyrtare, objektivi i UEFA-s nën dritën e emergjencës së “Coronavirus” ka rrjedhur në media. Për ta zbuluar ka shërbyer “Sky”, që shpjegon se si po shkojmë drejt një revolucioni autentik, në krahasim me atë që pritej.

Alessandro Alciato, në të vërtetë, shpjegon se UEFA, e cila do të takohet të martën e ardhshme, ka vendosur të ndalojë “Europa League” dhe Champions-in. Por kjo nuk është e gjitha, sepse, gjithashtu, po shkohet drejt shtyrjes së “Euro 2020”. Turneu kontinental për ekipet kombëtare mund të rikuperohet (zhvillohet) në shtator, ose edhe në vitin 2021.

Sa iu përket kampionateve, sidomos Seria A, parashikohet edhe ky skenar: shtrirja e tyre deri në verë, si garat europiane, me siguri në qershor, në mënyrë që të mund të rikuperohen ndeshjet e shtyra aktualisht për shkak të “Coronavirus”. Një revolucion i vërtetë…, por prej hallit.

Related posts

NDESHJA CHAMPIONS JUVENTUS-AJAX/ Në Torino gjykon një francez, ja precedenti me “Zonjën e Vjetër”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bayern “pushton” Athinën në dy minuta, Valencia ndalet në Zvicër (VIDEO)

Isa.Autor

Një tjetër largim te Kukësi, shkak është trajneri Pacult

Sadik.Autor

Leave a Comment