Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ I ekspozuar ndaj COVID-19, legjenda Pele merr masën drastike për veten

Mund të godasë këdo, duke rezultuar fatal sidomos për moshat e treta. “Coronavirus” po gjunjëzon botën dhe kujdesin shëndetësor, me raste që shtohen dita-ditës. Ndërsa kombet, gradualisht u kërkojnë qytetarëve të tyre të qëndrojnë në shtëpi për t’u mbrojtur nga virusi, të moshuarit nuk duhet të dalin kurrsesi jashtë. Këtë masë po e respekton me përpikëri edhe legjenda e futbollit, Pele. Braziliani është izoluar në shtëpinë e tij.

Sulmuesi legjendar i Brazilit do të mbushë 80 vjeç në tetor dhe është në grupmoshën më të rrezikuar prej “Coronavirus”. Një karantinë vullnetare për Pele, i cili vendosi të izolohej në shtëpinë e tij në Guarujà, në shtetin e São Paulo. Masa paraprake të nevojshme në këtë periudhë të paqartësive të mëdha.

Ka më shumë se 600 raste me “Coronavirus”, të regjistruara në Brazil, me kampionatin e pezulluar ditët e fundit. Lajmi pozitiv nga vendi i Amerikës së Jugut është ai i Jorge Jesus, trajneri i kampionit kombëtar, Flamengo, i cili rezultoi negativ në tamponin e tretë.

Pele nuk ka patologji serioze, por gjatë vitit 2019 kaloi disa ditë në spitalin e Parisit për një infeksion të traktit urinar. Izolimi është i vetë-imponuar, si masë sigurie për të mbrojtur veten dhe për të shmangur kontaktin me njerëzit e tjerë pozitivë, pa e ditur.

Related posts

MANCHESTER CITY FITOI TITULLIN KAMPION/ Mësoni cilët janë 5 lojtarët më të shpejtë në Premier

Delo.autor

MBI FINALEN E “EURO 2020″/ Smalling: E tmerrshme ta shikoje faullin e Chiellini ndaj Saka, po të isha unë…

Delo.autor

Legjenda e United: Lukaku do të shënojë 30 gola këtë sezon

Q.Autor

Leave a Comment