Futboll Ligue 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Neymar duartroket mjekët: Faleminderit që po i rrezikoni jetët tuaja (VIDEO)

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymari, i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën e tyre në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Shumica e popullsisë së botës, përfshirë këtu futbollistët e profilit të lartë si në rastin e braziliani Neymar, po inkurajohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për ta limituar sa më shpejt ndikimin e pandemisë globale.

Megjithatë, mjekët dhe infermierët mbeten në vijën e frontit në luftën kundër virusit Covid-19, që ka prekur mbi 245 mijë njerëz në botë dhe i ka lënë të vdekur mbi 10 mijë persona.

Më herët këtë javë, banorët në Itali dhe Spanjë, të cilët janë të vendosur në karantinë, e shfaqën mirënjohjen e tyre për punëtorët shëndetësorë duke i duartrokitur ata.

Neymari e ka ndjekur këtë shembull, duke e publikuar edhe vetë një video ku shihet duke duartrokitur.

“Një duartrokitje e fortë për gjithë profesionistët shëndetësorë. Faleminderit që po e rrezikoni jetën tuaj. #RriniNëShtëpi”, shkroi Neymari mbi video. /Gazeta Express/

Related posts

E BUJSHME/ Arda Turan i ofrohet Milanit

Q.Autor

E BUJSHME/ Kërkohet nga skuadrat e mëdha europiane, mesfushori i Realit vendos për të ardhmen

Delo.autor

CR7 SHKON NË STËRVITJE “CADILLAC”/ Makinën 150 mijë euroshe që i dhuroi Georgina për 37-vjetorin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment