Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Kombëtarja kiliene fut në karantinë Vidal dhe Sanchez, ja arsyeja

“Coronavirus” do të fusë në karantinë dy yjet e futbollit kilian, që luajnë në Europë; Arturo Vidal të Barcelonës dhe Alexis Sanchez të Interit. Kjo do të ndodhë me kthimin e tyre në shtëpi, para ndeshjeve të radhës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Ky vendim u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë së Kilit, Jaime Manalich. Karantina e dy lojtarëve në fjalë do të aplikohet përpara ndeshjes, që kombëtarja kiliene do të luajë kundër Uruguajit (më 26 mars) dhe Kolumbisë (5 ditë më vonë).

Ne nuk bëjmë asnjë dallim në lidhje me profesionin e njerëzve, sepse askush nuk është imun ndaj këtij virusi”, – tha Manalich, duke i lejuar dy futbollistët të përballen me periudhën e izolimit në shtëpitë e tyre, ose në ambientet e ekipit kombëtar. Mesfushori i Bologna, Gary Medel, është ndër lojtarët e tjerë të Kilit, që duhet të karantinohet, nëse thirret për dy ndeshjet kualifikuese të marsit.

Related posts

Mbrojtësi i Manchester United arrin marrëveshjen me klubin e Premier League…

Isa.Autor

Duket si një “San Siro” i ri/ Merr formën e plotë “shtëpia” e kombëtares shqiptare (VIDEO)

Isa.Autor

MOS I BESONI SYVE/ Talenti Vinicius nuk shënon nga 5 metra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment