Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Liverpool i frikësohet, gati të anulojë ndeshjet. Do të luhen në…

Planet për të braktisur fazën përgatitore të klubeve europiane në Azi mbeten në fuqi për shkak të shpërthimit të Koronavirusit. “Reds”-at po shqyrtojnë mundësinë për të qëndruar në Europë për herë të parë në një dekadë nga frika e Covid-19.Coronavirus-6

Këtë sezon ata ishin përgatitur për ta zhvilluar turin e tyre në Kinë, ndërsa në dy vitet e fundit kanë udhëtuar drejt SHBA-së. Udhëtimi i fundit i kryesuesve të Premier Ligës në Azi ishte në vitin 2017, kur ata morën pjesën në turneun e Premier Ligës Aziatike në Hong Kong.

Sipas “The Athletic”, lajmi i pezullimit të udhëtimit të skuadrës në Kinë gjatë verës është mirëpritur nga trajneri Jyrgen Klop, i cili u ka komunikuar pronarëve shumë muaj më parë se preferon që fazën përgatitore ta zhvillojë në një vend të Europës.Liverpuli

Tekniku gjerman dëshiron që ta reduktojë numrin udhëtimeve të gjata dhe të lodhshme të skuadrës së tij dhe mendon se një fazë përgatitore më pranë shtëpisë, do t’i jepte skuadrës shanse më të mira në luftën sportive gjatë edicionit të ardhshëm.

Ai është gjithashtu i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të rikthehen shumë lojtarë nga Europiani (ende ka pasiguri nëse do të zhvillohet në datën e paracaktuar), por edhe Kupa e Amerikës.

Related posts

E BUJSHME/ Ish-futbollisti i Anglisë bëhet aksioner i klubit nga Kosova

Delo.autor

Muaj pa u grumbulluar, Kaçe mesazh Panuçit: Dua të kthehem në Kombëtare!

Sadik.Autor

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Ëndrra e Lampard do të kushtojë 200 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment