Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Kjo nuk pritej, epidemia “prek” edhe Messin…

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, do të njoftojë të martën listën e të thirrurve për dy ndeshjet e para kualifikuese, në kuadrin e “Katar 2022”. Rreziku i “Coronavirus” mund t’ia ndryshojë planet, sidomos sa iu përket lojtarëve që militojnë në Europë. Autoritetet argjentinase vendosën pushim të jashtëzakonshëm, me të drejtë page, për punëtorët publikë dhe privatë, që ktheheshin nga vendet e prekura nga ky virus i rrezikshëm. Në mënyrë të ngjashme, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një dekret, që detyron mësuesit, studentët, personelin administrativ dhe mësimdhënës të shkollave publike e private, që kanë qenë në vende me të njëjtën situatë, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për dy javë, pa pasur kontakte të jashtme.

Kësisoji, do të jetë e nevojshme të shihet gjendja e lojtarëve që vijnë nga zonat që konsiderohen të rrezikuara. Leo Messi duhet të arrijë nga Spanja; Dybala, Lautaro Martínez dhe Rodrigo De Paul nga Italia; Leandro Paredes nga Franca. Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës, rekomandohet që ata që vijnë nga Europa të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, çka mund të nënkuptojë përjashtimin e këtyre lojtarëve në listën e të thirrurve të kombëtares.

Situata mund të përkeqësohet në rastin e futbollistëve që luajnë në Itali, vend i cili ka qenë vatër kryesore e shpërthimit të epidemisë në Europë. Me këtë panoramë, do të jetë e nevojshme të shihet se si do të ndikojë “Coronavirus” te Leo Messi dhe Argjentina, e cila do të luajë ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës më 27 dhe 31 mars, ndaj Ekuadorit dhe Bolivisë.

Related posts

NUK DI TË NDALET ME SERINË E FITOREVE/ Manchester City mposht Burnley dhe kryeson i vetëm në Premier

Delo.autor

Yjet e futbollit në debutimin e tyre

Sadik.Autor

SYNON TË QËNDROJË NË BUNDESLIGA/ Ekipi që lufton për mbijetesë i kërkon Inter dy futbollistët Perisic dhe Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment