Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi 22-vjeçar me COVID-19, e gjithë Hertha e Berlinit në karantinë

Hertha e Berlinit ka pranuar fakin se një prej lojtarëve të skuadrës së parë ka rezultuar pozitiv me Coronavirus e për rrjedhojë është izoluar e gjitha skuadra, e cila do të kthehej pikërisht sot në stërvitje pas tri ditësh punë indivduale.

“Me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve, ishte e parashikueshme që, herët a vonë, virusi do të arrinte në ekip. Gjëja më e rëndësishme është që tani të gjithë t’i respektojnë rregullat.

Ne duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është tani “, – rrëfeu Michael Preetz, drejtori i përgjithshëm i Herthas, i cili konfirmoi se të gjithë futbollistët  profesionistë tani do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Sipas “Bild”’, Maximilian Mittelstädt, mbrojtës 22-vjeçar, i cili është formuar në skuadrat zinxhir të Herthas, është futbollisti i infektuar nga Covid-19 në klubin e Berlinit.

Ai nuk është i pari në Bundesligë, pasi Luca Kilian (Paderborn) gjithashtu rezultoi pozitiv.

Related posts

JUVENTUS-ROMA/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Allianz Stadium” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RRËFEN TMERRIN KUR ERIKSEN PËSOI ATAK KARDIAK/ Ylli i Barcelonës: E kuptova menjëherë se kishte vdekur…

Delo.autor

RRËFEN PËR MEDIAT GJERMANE SI “TRAJNERI I VITIT”/ Brdariç: Ëndërroj Bundesligën, të huajt mbyllin sytë kur shikojnë…

Delo.autor

Leave a Comment