Futboll Sport

E BUJSHME NË SERIE C/ Ja arsyeja e çuditshme e humbjes 20-0 të ekipit italian

Skuadra italiane Pro Piacenza ka pushtuar sajtet sportive pasditen e së dielës, por jo për mirë.

Ekipi që aktivizohet në Serie C ka luajtur ndaj Cuneo-s, por ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç mund të kishin shpresuar pjesëtarët e klubit.

Pas pjesës së parë, rezultati ishte 16-0 teksa në fund, sfida përfundoi 20-0 në favor të Cuneo-s.

Pro Piacenza ka shumë probleme si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Aktualisht ekipi ndodhet në fund të renditjes së Serie C dhe është futur në fushë me vetëm shtatë lojtarë.

Ata arritën të nxirrnin edhe një lojtar tjetër në fushë, por vetëm pasi treguan dokumentet për të vërtetuat se ai ishte i federuar.

Ata që luajtën kanë qenë të gjithë nga mosha 16 deri 19 vjeç dhe nuk kishin as trajner në stol.

Pro Piacenza është në vështirësi të mëdha ekonomike dhe nuk ka arritur të formojë një ekip në tre ndeshjet e fundit, duke i humbur në tavolinë.

Nëse nuk do të kishin lojtarë për ndeshjen e fundit do të ishin skualifikuar nga kompeticioni, por në fund klubi arriti të grumbullonte tetë lojtarë të rinj.

Pro Piacenza ndryshe quhet Kuqezinjtë, për shkak të ngjyrave të fanellës, por ndryshimi mes tyre dhe Milan, që ka të njëjtin pseudonim, nuk mund të jetë më i madh se kaq.

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ ​”Katalanasit” do të synojnë ta vazhdojnë ecurinë me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Seria A/ ​Immobile në ndjekje të rekordit të Higuain

Q.Autor

I BIRI E DËRGON NË GJYQ/ Ish-ylli i njohur i futbollit nuk i paguan detyrimet si prind, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment