Futboll Premier League Sport

“TËRMET” 7 BALLË NË “ANFIELD”/ Kampionët e Anglisë mposhtin me goleadë Crystal Palace dhe shkëputet në krye

Liverpool i Jurgen Klopp po ecën me hap kampioni në Angli. Skuadra nga “Anfield” e ka treguar edhe kësaj here se ka diçka më shumë se të tjerët në Premnier League. Nëse në sfidën pararendëse ndaj Tottehnam, me të cilin ndante kreun e renditjes, fitoi me vështirësi 2-1, falë një goli “in extremis”, të shënuar nga Roberto Firmino (90’), sot ka shpërthyer që nga “tuneli” ndaj Crystal Palace. Plot tre gola të shënuar që në pjesën e parë, që mbajnë “firmën” e Minamino (3’), Mané (36’) dhe Firmino (44’), e kanë gjunjëzuar Crystal Palace, brenda në fushën e vet.

Pjesa e dytë ka nisur si e para, me miqtë në ofensivë, të cilët kanë kompletuar “pokerin” e tyre në minutën e 52-të. Kësaj radhe realizon Jordan Henderson. Furia e të kuqve nuk kishte të ndalur. “Manita” u rrumbullakos nga Roberto Firmino (68′), ndësa nuk mund të mungonte Mohamed Salah në këtë “festival” golash. Egjiptiani realiozi golin e gjashtë dhe të shtatë (81′ dhe 84′).

Një dorëzim pa kushte përballë “makinerisë së kuqe” të trajnerit gjerman, që nuk po pyet më as për mungesa të rëndësishme. Me këtë sukses, Liverpool kryeson i vetëm në Premier League, në kuotën e 31 pikëve, pas 9 fitoreve, 4 barazimeve dhe një humbje. Jose Mourinho dhe të tijtë duhet t’iu shohin targën tashmë “Reds”, që nisin arratisjen. Për sezonin e tretë radhazi, të kuqtë do të jenë në krye të Premier League për Krishtlindje.

Related posts

E THOTË TROÇ/ Pyetet nëse do largohet nga Barcelona, ja PËRGJIGJA e Messit

F.autor

DY “JASHTËTOKËSORËT” NË NJË SKUADËR? Ja propozimi i “çmendur” që bën David Beckham

Delo.autor

DITA E PAVARËSISË ME SURPRIZA/ Projektohet miqësorja mes veteranëve të Shqipërisë përballë Kosovës. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment