Futboll Sport

KORONAVIRUSI NJË PREJ GJËRAVE TË “ÇMENDURA”/ 15 ngjarjet që e tronditën botën e sportit këtë fillim vit

Pandemia globale e shkaktuar nga koronavirusi ka pasur ndikim tejet të madh në tërë planetin, por kjo sëmundje është vetëm njëra prej gjërave të çmendura që kanë ndodhur tashmë në fillim të vitit 2020 në botën e sportit.

Më poshtë mund t’i lexoni vetëm disa nga ngjarjet që ndodhën në 77 ditët e para të këtij viti.

Futboll

Shumë gjëra ndodhën në futboll, të cilat askush nuk ka mundur t’i parafytyronte vitin e kaluar, duke nisur me emërimin e Quique Setien në postin e trajnerit të Barcelonës, pas shkarkimit habitës të Ernesto Valverdes.

Një gjë tjetër që askush nuk e ka pritur ishte transferimi i MArtin Braithwaite në Barcelonë nga Leganes.

Dështimi i Barcelonës dhe Real Madridit për të arritur në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ishte i pabesueshëm, veçanërisht duke qenë se Mirandes ia doli të arrijë në mesin e katër skuadrave më të mira dhe se kjo garë do ta kishte një finale baske mes Athletic Club dhe Real Sociedad.

E askush nuk do ta besonte se Marcos Llorente do të ishte lojtari që ia shënon kampionit evropian Liverpoolit dy gola në kohën shtesë për t’ia siguruar Atletico Madridit një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në kurriz të skuadrës së Jurgen Klopp.

E kush mund ta kishte menduar se Liverpooli do të krijonte një epërsi prej 25 pikëve ndaj vendit të dytë, Manchester City, në Premierligë.

Pastaj Iker Casillas, ish-portieri legjendar i Spanjës dhe Real Madridit, kandidat për president të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Dhe në fund, Ronaldinho në burg. Legjenda braziliane është në pritje të gjyqit ndaj tij për hyrje ilegale në Paraguai me dokumente të falsifikuara.

Basketboll

Vdekja e Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare, bashkë me shtatë persona të tjerë nga rrëzimi i helikopterit e tronditi jo vetëm botën e basketbollit por gjithë botën e sportit.

Humbja e njërit prej legjendave më të mëdha të basketbollit në NBA në moshën 41-vjeçare ishte një goditje e rëndë për komunitetin e basketbollit.

Sportet e tjera

Gjëra të çmendura nuk ndodhën vetëm në futboll dhe basketboll, megjithatë.

Në çiklizëm, është befasi ta shohësh Nairo Quintana në rrugë për një ekip që nuk është Movistar Team, i cili e rriti dhe e çoi në maje të Giro d’Italia dhe Vuelta a Spana dhe në podiumin e top treshes në Tours de France.

Çiklisti kolumbian nënshkroi kontratë me Arkea, ekip me të cilin e fitoi etapën e fundit të Paris-Nice, garën e fundit në çiklizëm deri tani.

Askush nuk e kishte parashikuar se Nicolas Portal, drejtori i ekipit INEOS, do të vdiste në moshën 40-vjeçare shkaku i sulmit në zemër.

Ndërkohë, në NFL, Tom Brady mori vendim ta braktis ekipin  New Englad Patriots me të cilin e kishte fituar gjashtë unaza në Super Bowl gjatë 20 vjetëve.

Por gjëja më e pabesueshme ndodhi në fillim vit, e cila arriti nga Kina në fund të vitit 2019, ishte koronavirusi që e mbërtheu Evropën dhe shtriu ndikim të madh në gjithë elementet e jetës, përfshirë sportin.

Kampionati Evropian, të gjitha ligat e mëdha evropiane, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës, Giro d’Italia, Roland Garros, Augusta Masters në golf, Formula 1, NBA, Moto GP, hendbolli dhe Lojërat Olimpike janë në rrezik të madh nga ky virus. /Gazeta Express/

Related posts

Willian: Barcelona madhështore edhe pa Neymarin

Q.Autor

PANUCCI ME DHIMBJE KOKE/ Mavraj pa ekip, mbrojtësi kërkon më shumë se sa i ofrohet

Isa.Autor

Tërbimi i ultrasve të PSG: “Madrid K…a!”

Q.Autor

Leave a Comment