Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI PARALIZON SERIE A/ Marotta: Inter është dëmtuar, kampionat fals!

Koronavirus ka paralizuar kampionatin italian. Shtyerje ndeshjesh, takime me dyer të mbyllura dhe një situatë shumë absurde. Interi duket se është ekipi më i dëmtuar, pasi nuk luan prej dy javësh dhe kjo i ka dhënë mundësinë Juves dhe Lazios të krijojnë një shkëputje në krye.

Zyrtari i lartë i zikaltërve, Beppe Marotta, ka folur për Gazzeta dello Sport duke akuzuar hapur drejtuesit e ligës për ndryshimet e shumta dhe të pakuptimta të kampionatit. “Çështja e koronavirusit nuk u trajtua si duhet, u mor lehtë dhe nuk u menaxhua si duhet. U vendos që të luhej me dyer të mbyllura, ministri e ktheu vendimin duke anuluar ndeshjet. Presidenti i Ligës, Dal Pino, i ka fajet pasi vendosi vetë pa u këshilluar me askënd. E gabuar e gjitha kjo, pasi sjell aludime dhe diskutime të forta. Kjo është arsyeja që kemi kërkuar një këshill të jashtëzakonshëm sot”.

Ai vazhdon dhe më tej me shqetësimin e tij. “Po mendoj për sfidën e radhës kundër Sassuolos. Nuk mund të luhet me dyer të mbyllura, pasi nuk konsiderohej si veprimi i duhur para një jave. Nuk ka ndeshje me dyer të mbyllura, pikë, mbaroi diskutimi. Takimi ndaj Sampdorias duhej të ishte luajtur me dyer të mbyllura. A u përdor standart i njëjtë për të gjithë ekipet? Duhet të ishte shtyrë e gjithë java. Interi është dëmtuar, pasi kalendari në maj është shumë i ngjeshur”.

Marotta ka folur më pas dhe për datat e përcaktuara në maj. “A rrezikon të mos përfundojë në kohë Serie A? Po. Mendoj se ky kampionat është fals, pasi nuk e kuptoj se pse u vendos që ndeshja ndaj Juventusit të luhet para sfidës me Sampdorian. E pakuptimtë, prandaj mendoj se kampionati është fals. Duhet menduar dhe për gjendjen psikologjike të skuadrave dhe momentin që kalojnë në kampionat”.

Related posts

ÇMENDURI NË JAPONI/ Shikoni sa here i bien shtyllës në finalen e Superkupës (VIDEO)

Delo.autor

TË FIKSUAR PAS BROJËS/ Milani e vendos në majën e listës, por kanë gati edhe planin B

F.autor

FRANCE-ICELAND/ “Gjelat” thellojnë shifrat, shënon Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment