Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i klubit të Serie A: Mjaft më, sezoni ka mbaruar!

Në një rrëfim për Corriere dello Sport, presidenti i Brescias Massimo Cellino ka shpërthyer keqazi me tone të ashpra në lidhje me rifillimin e mundshëm të Serie A. Cellino është shprehur se sezoni ka mbaruar dhe se njerëzit po vdesin. Sipas numrit një të klubit të Brescias ky kampionat është i mallkuar.

Ka shumë shumë gjëra. Nuk duhet të mendojmë se kur të rifillojmë, por nëse do të mbijetojmë. Nëse flasim për futbollin, gjithçka duhet të zhvendoset sezonin tjetër dhe ky sezon të marrë fund. Realizëm, zotërinj, duhet të ketë realizëm!

A keni lexuar njoftimin për shtyp të tifozëve të Lombardisë? Jeta është e para. Ka ultras që sjellin oksigjenin në spitale, të tjerë që vajtojnë të vdekurit e tyre. Ju nuk mund të luani më këtë vit. Mendoni për sezonin tjetër. Dikush ende nuk e kupton se çfarë po ndodh, dhe ky dikush është më i keq se virusi. Nuk besoj në mrekulli, kam ndaluar së bëri shumë kohë më parë.

Sezoni është zhdukur, nëse dikush e dëshiron këtë kampionat të mallkuar le ta marrin. Mjaft më, sezoni ka mbaruar! Dhe nuk flas kështu sepse Brescia është në vendet e fundit. Jemi të fundit sepse e meritojmë. E meritoj unë i pari. Unë mendoj për ata që do të humbasin punën e tyre dhe ata që po vdesin”, përfundoi Cellino.

Related posts

Lamtumira e Astorit/ Përloten Buffon dhe Chiellini, këto FOTO po bëjnë xhiron e botës

Q.Autor

MILANI gjen marrëveshjen me CONTEN, por kuqezinjtë pengohen nga ky klub…

Sadik.Autor

Pastore është gati të nënshkruajë për 8.5 mln euro në sezon

Sadik.Autor

Leave a Comment