Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i njohur i klubit grek infektohet nga epidemia (EMRI)

Vangelis Marinakis, pronar i anijeve greke dhe i dy klubeve të futbollit, Olympiacos në Greqi e Nottingham Forest në Angli, njoftoi familjen e tij, miqtë dhe ndjekësit përmes rrjeteve sociale se ishte diagnostikuar me “Coronavirus”:

“Virusi i fundit më ka vizituar mua dhe u ndjeva i detyruar ta njoftoja publikun. Ndihem mirë, po marr të gjitha masat e nevojshme dhe jam karantinuar sipas udhëzimeve të mjekëve. I këshilloj fuqimisht të gjithë bashkëqytetarët e mi që të bëjnë të njëjtën gjë. Iu uroj të gjithëve një shërim të shpejtë”.

Midis konfuzionit të krijuar nga ky virus i rrezikshëm, që po gjunjëzon shtetet e fuqishme njëri pas tjetrit, Marinakis nënvizon besimin dhe shpresën, të cilët qytetarët e botës duhet t’i kenë me patjetër në këto ditë të këtij shpërthimi epidemik.

Related posts

E kërkonte PARTIZANI/ Mesfushori SHQIPTAR pranë klubit të njohur europian

Isa.Autor

TENIS/ Novak Djokovic përmbys Tsitsipas dhe triumfon në “Roland Garros”

Delo.autor

GARETH BALE REFUZON RIKTHIMIN NË ANGLI/ Agjenti i ullsianit: Asgjë nuk ka ndryshuar…

Delo.autor

Leave a Comment