Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI “PUSHTON” ITALINË/ Është zyrtare, Presidenti i klubit italian me epidemi! (EMRI)

Coronavirusi nuk po di të ndalet dhe ka pushtuar Italinë, ku ka shkaktuar 233 të vdekur dhe mbi 5000 të prekur. Vendi është i gjithi në alarm dhe futbolli, normalisht ka kaluar në plan të dytë. Ndeshjet do të luhen të gjitha pa tifozë, ndërsa një alarm tjetër është shkaktuar nga klubi i Novarës.

Në një komunikatë zyrtare, klubi ka njoftuar se presidenti Maurizio Rullo ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Pra, numri një i klubit të Novarës është me Coronavirus.

Në komunikatën e publikuar, klubi italian i ka uruar shërim të shpejtë presidentit të saj, si dhe ka shpjeguar se do të vijojë garën normalisht, pasi diçka të tillë kërkon edhe Maurizio Rullo.

Related posts

Kukësi dhe Laçi triumfojnë në shtëpi, Vllaznia merr pikë të çmuar

Q.Autor

MERKATO E SUPERIORES/ Nga Kallaku tek Latifi dhe Marku, ja të gjitha lëvizjet e kryera nga klubet…

Delo.autor

Rooney “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i mirë i historisë së futbollit

Isa.Autor

Leave a Comment