Futboll Seria A Sport

KAOSI ME KALENDARIN E RI TË SERIE A/ Zyrtarizohet sfida Juventus-Inter, ja kur do të zhvillohet

Kaosi me kalendarin e ri të Serie A do të zgjidhet përfundimisht. Gjatë ditës, “Lega Calcio” do të zyrtarizojë datat e rikuperimeve të ndeshjeve të shtyra dhe riorganizimin e javëve të mbetura të kampionatit. Një “revizionim” i domosdoshëm për t’u përballur me urgjencën e “Coronavirus”. Siç informon “Gazzetta dello Sport”, ndeshjet e ditës së 26-të të Serie A do të rikuperohen gjatë fundjavës. Mbi të gjitha, supersfida Juventus-Inter, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje, me start orën 20:45, në “Allianz Stadium”, pa tifozë.

Së bashku me derbin italian, gjithashtu do të zhvillohen 5 ndeshjet e shtyra gjatë fundjavës së kaluar: Sampdoria-Verona, Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina, sipas orarit të mëposhtëm:
SAMPDORIA-VERONA
(të shtunën, ora 20:45)
MILAN-GENOA
(të dielën, ora 12:30)
PARMA-SPAL
(të dielën, ora 15:00)
SASSUOLO-BRESCIA
(të dielën, ora 15:00)
UDINESE-FIORENTINA
(të dielën, ora 18:00)
JUVENTUS-INTER
(të dielën, ora 20:45)

Të gjitha ndeshjet, siç përcaktohet në dekretin e qeverisë, do të luhen pas dyerve të mbyllura, për të penguar rrezikun e infeksionit të “Coronavirus”. Si rezultat, duke rikuperuar ndeshjet e javës së 26-të, raundet e mbetura të kampionatit italian do të spostohen në bllok, pa ndryshuar “finishin”. Kjo do të thotë se do të ndërfutet një datë në mesjavë, më 13 maj. Problemi i fundit, që duhet të zgjidhet, duket se është ai që ka të bëjë me rikuperimin e Inter-Sampdoria, për të cilën ende nuk është gjetur një datë e dobishme. Do të mësojmë më shumë sot, por kalendari i ri po merr formë.

Related posts

“KEMI NEVOJË PËR PAUZA”/ Klopp lëshon “BOMBËN”: Po i “VRASIM” futbollistët…

Delo.autor

Eto’o befason me zgjedhjen, tregon Messin e dekadës së ardhshme

Sadik.Autor

Gasperini akuzon për komplot pas skualifikimit: Më kërcënuan!

Sadik.Autor

Leave a Comment