Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Rrogat, të drejtat televizive dhe kontratat, futbolli rrezikon kolapsin

“Paraja trembet shpejt” thotë një ekspert i futbollit europian. Një fjali e saktë që mund të shpjegojë situatën ku ndodhet futbolli me të gjitha detajet e tij, që nga organizatorët e kompeticioneve, që te klubet, që te lojtarët dhe menaxherët e tyre.

Të gjithë do të preken nga kriza që po afrohet dhe që do të sjellë pasoja të rënda në ekonominë e futbollit. Kampionatet duhet të përfundojnë patjetër për të amortizuar disi humbjet, sepse në të kundërt i pret një katastrofë e vërtetë.

Situata është vërtet alarmante, por më e keqja është që nuk dihet se sa do të vazhdojë. Tani janë duke lëvizur drejtuesit sportivë dhe menaxherët për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate, në mënyrë që kampionatet të përfundojnë. E vërteta është që skuadrat realisht rrezikohen që të falimentojnë.

Si do të përfundojnë kampionatet?

Skenarët për momentin janë tre: Kampionatet të vazhdojnë të luhen me porta të hapura dhe gjithçka t’i rikthehet normalitetit pak kohë më vonë, ose me dyer të mbyllura në mënyrë që të zbehen disi humbjet nga e drejta televizive. Por një mundësi reale është edhe anulmi i tyre, edhe pse të gjitha kryqëzojnë gishtat për ta përfunduar.

Shtyrja e kampionatit Europian u bë pikërisht për këtë arsye, në mënyrë që skuadrat të ekuilibrojnë disi bilancet e tyre dhe humbjet të mos jenë alarmane. Për shembull, muzeu i Barcelonës dhe i Realit, dyqanet zyrtare dhe marketingu është ndalur.

Rrezik kolapsi- Kërkesa e disa presidentëve dhe drejtuesve për të finalizuar kampionatet ka një arsye të fortë. Është realisht në ajër mbijetesa e disa klubeve. 25% e të ardhurave të skuadrave vijnë ng të drejtat televizive dhe nëse ndeshjet nuk do të transmetohen kjo përkthehet në humbje të mëdha. Kjo është arsyeja e madhe që kampionatet duhet të përfundojnë. Nëse jo, do të jetë e vështirë që të ruhen ekuilibrat e “Fair Play”-t financiar.

Topi për lojtarët- Klubet janë të detyruara që t’u kërkojnë futbollistëve një sforco në aspektin e rrogave, të cilat zënë peshën më të madhe në shpenzimet e skuadrave. Ka disa ide që lojtarët të mos marrin rrogën e një muaji, ose t’i ulin ato nga 10% deri në 20%. Barcelona është e para që ka nisur bisedimet sepse është në moment të vështirë ekonomik. Ekziston mundësia që nëse kampionatet nuk do të përfundojnë, atëherë do të ulen në tavolinë për të biseduar kontratat që kanë firmosur, por me rroga shumë më të ulëta.

Zgjaten kontratat- Lojtarët e huazuar dhe atyre që iu përfundon kontratat në 30 qershor janë të detyruar që të qëndrojnë në skuadrat aktuale deri më 30 korrik. Është diçka logjike, sepse nuk mund të shkëpusin marrëdhëniet me klubet që po luftojnë për të arritur objektivat. Po studiohet mënyra se s do të bëhet shtyrja e këtyre kontratave.

S’ka blerje të bujshme– Pas kësaj goditjeje që mori, futbolli do të ketë një ndryshim drastik. Në merkato nuk do të ketë më transferime mbi 100 milionë euro. Klubet më modeste sigurisht që do të jenë të detyruara të shesin lojtarët e tyre për të shmangur falimentimin, por sigurisht që vlera e futbollistëve në treg do të ulet ndjeshëm.

Merkato e shkurtër- Një tjetër aspekt që do të ndryshojë është merkatoa, e cila në këtë vit do të jetë shumë më e shkurtër se zakonisht. Do të zgjasë vetëm një muaj, nga korriku në gusht dhe dejtuesit duhet të jenë të zotët për të plotësuar kërkesat e trajnerëve të tyre. Më pak kohë, më pak volum transferimesh…

Boom në vitin 2021- Nëse këtë verë nuk do të ketë blerje të bujshme, kjo nuk do të thotë që përjashtohen transferimet 100 milionë euro në vitin e ardhshëm. Zhvillimi i Europianit dhe Kupës së Amerikës do të ndihmojë skuadrat që të rimëkëmben dhe mund të ketë sërish rikthim në normalitet.

Related posts

Ryan Giggs është trajneri i ri i Uellsit, por i ati ndien neveri nga ai

Q.Autor

DEKLARATA BEFASUESE PËR SHOKËT E KIPIT/ Lojtari i PSG: E ardhmja e Neymar dhe Mbappe tek….

Delo.autor

“EURO 2020″/ Danimarka mposht Çekinë falë dyshes Delaney-Dolberg dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment