Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Futbolli është pezulluar në gjithë botën, por jo edhe në këtë vend

Futbolli mund të jetë pezulluar nëpër botë, por jo edhe në Australi ku loja e bukur po vazhdon të luhet, me dhjetëra tifozë që po dalin për t’i mbështetur ekipet e veta pranë stadiumeve të mbyllura për publik.

A-League, kategoria elitare në Australi, i ka vetëm edhe gjashtë javë deri në përfundim të sezonit 2019/20, dhe Federata e Futbollit e Australisë ka vendosur të vazhdojë me zhvillimin e ndeshjeve por pa praninë e tifozëve nëpër stadiume, përkundër pandemisë koronavirus dhe faktit se dy nga 11 ekipet janë futur në karantinë të detyrueshme.

Njëlloj si liga e ragbit, e cila po ashtu po i vazhdon garat, edhe A-League ka kontrata fitimprurëse me transmetuesit televizivë, prandaj druhet për pasoja financiare nëse e pezullon futbollin.

Pas vendimin për t’i vazhduar garat, Federata e Futbollit e Australisë tha se është duke iu përmbajtur udhëzimeve të qeverisë së vendit dhe këshillave të ekspertëve mjekësorë.

“Ne e kuptojmë se këto janë kohëra të vështirë për të gjithë. Ne gjithmonë do ta vendosim shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve të ndeshjeve, vullnetarëve, administratorëve dhe tifozëve në qendër të procesit tonë vendimmarrës”, shkruhet në njoftimin e kësaj federate.

Australia i ka mbyllur kufijtë në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke ua ndaluar hyrjen në vend të huajve nga e premtja mbrëma.

Deri tani janë konfirmuar 1.000 raste me Covid-19 në Australi. /Gazeta Express/

Related posts

SHQIPËRI-POLONI/ Bulku: Sot do të shohim “Kuqezinjtë” më të mirë, duhet të marrim 3 pikë

Delo.autor

SHORTI I KUPËS SË SHQIPËRISË/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste

F.autor

SERIE A/ Milan, 21 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të…

Sadik.Autor

Leave a Comment