Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Tare: Ja çfarë ndodh me Europianin, mbylluni në shtëpia

Italia është duke përjetuar një makth me Koronavirusin që ka dalë nga binarët dhe është bërë i pakontrollueshëm. Infektimet në masë të njerëzve vazhdojnë të shtohen dita-ditës, ndërkohë që të gjitha aktivitete janë ndërprerë.

Sakaq, në një prononcim për Ora News, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka folur për situatën në Itali, atë që me shumë mundësi do të ndodhë me Europianin si dhe nuk mund të mungonte një këshillë për shqiptarët që i fton të mbyllen në shtëpi.

“Italia është e ndarë në dy pjesë. Gjendja në Veri është vërtet dramatike dhe është shume ndihmuese për ne në Jug pasi po kuptojmë vërtet se çfarë është realiteti. Këtu në Romë është ende me masa kontrolluese. Qyteti është i zbrazur dhe jemi të vetëdijshëm për rrezikun. Frika është se mos ajo që po ndodh në Veri do të ndodhë në ditët e ardshme edhe këtu ku jemi ne. Kështu, po mundohemi të jemi të vetdijshëm, të bëjmë kujdes dhe të respektojmë rregullat”.

A janë ndërgjegjësuar në Itali, pasi në Shqipëri kjo ka munguar? “Sinqerisht, sa më shumë kalon aq më shumë bëhen të vetdijshëm. Nuk e kishim pritur në këtë masë përfshirë edhe mua. Jemi vërtet të frikësuar që do jetë e vështirë për ta kaluar. Ju këshilloj të mbylleni në shtëpia dhe të rrini me familjarët. Hapni dritatet dhe ajrosni shtëpinë, sa më pak komunikime me njerëzit jashtë familjes. Nuk duhet të jepni duart e të përqafoheni”.

Ndërprerja e kampionatit? “Nuk mund të vazhdohej, u zbulua edhe Rugani me Gabiadinin. Ndoshta në të ardhmen do ketë edhe të tjerë. Pas tre javësh do e marrim vesh se sa do të zgjasë. Me skuadrën patëm një bisedë dhe ndaluam aktivitetin, të paktën edhe për një javë. Besoj që kampionati europian ose do shtyhet, ose nuk do luhet për t’ i dhënë prioritet përfundimit të kampionateve. Megjithatë, kjo do të vendoset në një mbledhje të detajuar në dhjetë ditët e ardhshme”, u shpreh Tare.

Related posts

Real Madrid-Liverpul, ja 50 sekretet që duhet të dini për finalen e Championsit

Sadik.Autor

“KAKA I RI”/ PAQUETA flet për herë të parë si “djall”: I lumtur dhe entuziast

Isa.Autor

Pogba është “hajmalia” e Manchester United, barazon rekordin e Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment