Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Vllaznia. Rezultati 0-0

Kukësi dhe Vllaznia zbresin në fushën e “Elbasan Arenës” për të zhvilluar sfidën e javës së 25-ë të kampionatit shqiptar. Ky takim është edhe debutimi i Orges Shehit në stolin e verilindorëve.

Te Kukësi rikthehen në formacionin bazë Olsi Teqja dhe Kotobelli. Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren pasi vijnë nga dy rezultate zhgënjyese: Kukësi u ndal nga Teuta në fundjavë 2-2, ndërsa Vllaznia u mposht në fund nga Skënderbeu në Shkodër me rezultatin 0-1.

 

LIVE| KUKËSI-VLLAZNIA 0-0

73′ Shkurtaj lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e zë sulmuesi Koper.

70’ Abazja lëshon një perlë nga goditje e dënimit dhe Efremov në trekëndëshin e djathtë largon rrezikun…

59′ Maliqi merr krahun e djathtë dhe pasi kalon dy kundërshtar shërben për Shkurtajn, sulmuesi gjuan në rënie e sipër me të djathtën, por bllokon Efremov.

54′ Rast perfekt për Vllazninë. Gligorov i hedh një top  në zonë Zhurniorit, por gjuajtja e brazilianit me kokë shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Demtohet Shkurtaj, pas nje nderhyrje me take ne kavilje prej Gligorov.

35′ Sidorenko lëviz bukur në zonë, por e djathta e tij është totalisht e gabuar.

33′ Rrezikon Musta me një goditje dënimi në diagonal, por ndërhyrja e Malotës është shpëtimtare.

30′ Rast i mirë për Vllazninë. Krosim brenda zonës, por  Sidorenko gjuan fluturimthi duke shpërdoruar një gol të sigurt.

25’ Provon sërish Abazaj me një goditje të fortë nga jashtë zonës, kontrollon gjithçka Efremov, në pozicion.

7′  Perfekt pasimi i Gavazajt në zonë, për Abazaj, i cili gjuan me të djathtën, por mbi traun e portës së Efremov.

1′ Fillon ndeshja.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” KA DITËLINDJEN/ Leo Messi dhe karriera e tij plot MAGJI!

Delo.autor

SUPERSFIDA JUVE-INTER/ “Bomba” e DYBALËS ngroh DIMRIN dhe  “sfidon” WANDËN (FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Largim i madh nga Skënderbeu, ylli i korçarëve nis aventurën e re në Australi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment