Futboll Seria A Sport

LUKAKU-JUVENTUS/ Historia e një marrëveshjeje në tentativë…

Mund të ishte një histori krejt tjetër, por nuk ndodhi. Përkundrazi, epilogu thjesht u bashkua me paqëndrueshmërinë e materies. Sepse Romelu Lukaku, tani po shijon të luajturit me Interin. Me kërkesën ngulmuese të Antonio Conte, ai u vesh zikaltër, duke mos u bërë pjesë e shkëmbimit me Dybala, verën e kaluar, çka mund ta dërgonte te Juventusi.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelsea dëshironte ta posedonte fuqinë e “9” belg te zikaltrit, që drejton aktualisht, i bindur se mund të bënte ndryshimin. Një përmasë e sulmuesit në fjalë, e kuptuar edhe nga drejtuesit e “Continassa”, të cilët, merkaton e verës së kaluar menduan konkretisht për sulmuesin e fuqishëm nga Antwerp. Ata u investuan të kishte “tym të bardhë”, por kjo nuk ndodhi për shkak të refuzimit që i bëri Paulo Dybala ofertës së Manchester United.

Nuk ka asnjë mister në këtë drejtim, se Lukaku kishte shfaqur gatishmërinë e tij për t’u transferuar në Torino, duke gjetur edhe marrëveshjen ekonomike për kontratën e mundshme. Vetë trajneri Maurizio Sarri nuk u angazhua në këtë drejtim, por belgu kishte një “sponsor” tjetër luksoz te bardhezinjtë: Fabio Paratici. Drejtori sportiv bardhezi, në të vërtetë, puni fort midis anës teknike dhe ekonomike, duke nuhatur një sulmues të madh.

Në fund, të gjitha palët bënë “stop”. Dybala vendosi të qëndrojë në kryeqytetin e Piemontes duke refuzuar kështu ofertën e pasur të “Djajve të Kuq”, e cila do t’i garantonte atij një kontratë rreth 11 milionë euro neto në sezon. Argjentinasi nuk e pa si një çështje parash këtë mundësi, por si projekt teknik. Një reflektim i thellë i “Joya”, për më tepër duke marrë parasysh sezonet e fundit zhgënjyese të Manchester United (pa trofe dhe Champions).

Skenari ishte i qartë: Dybala në Angli, Lukaku te Juve. Gjithçka e thjeshtë, e qartë dhe lineare. Ardhja e belgut te “Zonja e Vjetër” ka qenë gjithmonë e kushtëzuar nga gjendja shpirtërore e numrit 10 të kampionëve italianë. Në sintezën ekstreme, shkëmbimi, gjithashtu, duhet të kishte çuar në një përfitim financiar për të gjitha palët.

Ndërkohë, Lukaku ka pushtuar botën zikaltër, duke u bërë lojtari i dytë në historinë e Interit, që shënon të paktën dy gola në katër kompeticione të ndryshme, gjatë një sezoni të vetëm. Në total, për momentin, ai ka grumbulluar 23 gola në 34 paraqitje me klubin e ri. Padyshim, numra mjaft domethënës.

Related posts

FLET ARMAN DUKA/ Ja kur do ta zyrtarizojmë trajnerin e ri të Kombëtares

Delo.autor

Goleadorët dhe “yjet” që do mungojnë në botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

TITULLI KAMPION I PARTIZANIT/ Presidenti i FIFA-s bën urimin: Krenarë për këtë arritje të madhe që…

Delo.autor

Leave a Comment