Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Holandë dhe rimerr kryesimin e Botërorit

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, sukses që i dha mundësi pilotit holandez të rimarrë kreun e renditjes së botërorit. Një triumf i merituar i Verstappen, që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit. Ky është triumfi i shtatë sezonal për të.

Ai arriti t’u bëjë ballë sulmeve të dobta të britanikut Lewis Hamilton me Mercedes, që u rendit i dyti dhe lëshon kreun e renditjes së përgjithshme. Ndërsa i treti u klasifikua piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas. Dy pilotët e Mercedes u përpoqën të ushtrojnë presion të Verstappen, por pa sukses.

Ky triumf i Verstappen çoi në delir tifozët e shumtë holandezë, që festuan bashkë me idhullin e tyre në tribunat ku dominonte ngjyra portokalli. Një garë normale për Ferrarin, që u klasifikua në vendet 5-7, respektivisht me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Ata nuk arritën të parakalojnë dot Pierre Gasly me Alpha Tauri, që u rendit i katërti.

Gjithsesi, “kokëkuqja” fitoi pikë në klasifikimin për konstruktorë kundrejt McLaren, në një farë anonime ku mori vetëm 1 pikë. Në zonën e pikëve hynë edhe dy makinat Alpine, me Alonso e Ocon. Gara e radhës, pas një jave në Monza të Italisë.

Related posts

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ De Bruyne: Me respektin më të madh po ne jemi “vetëm” Belgjika

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN/ Kulusevski: Ja çfarë duhet të bësh për të pasur sukses tek Juventus

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Kuqezinjtë” mposhtin Bolognan dhe mban gjallë ëndrrën Champions

Delo.autor

Leave a Comment