Futboll Seria A Sport

MILAN-GEONA/ Pioli publikon listën e të grumbulluarve, lë jashtë dy titullarët…

Milan ka publikuar listën e të grumbulluarve për sfidën e sotme ndaj Genoas që do të luhet në orën 15:00. Te lojtarët e grumbulluar bien në sy dy mungesa shumë të rëndësishme.

Gigio Donnarumma dihej që nuk do të ishte i gatshëm, ndërsa në momentet e fundit edhe Simon Kjaer është konfirmuar që do të mungojë. Danezi duket se nuk e ka kaluar dëmtimin dhe nuk do të luajë as ditën e sotme.

Vendin e Kjaer pritet që ta mbajë përsëri i riu Gabbia, i cili duket më i avantazhuar se Musacchio. Sa i përket pjesës tjetër, mesfushës dhe sulmit, nuk ka asnjë mungesë.

PORTIERË
Begović, A. Donnarumma, Soncin.

MBROJTËS
Calabria, Conti, Gabbia, Hernández, Laxalt, Musacchio, Romagnoli.

MESFUSHORË
Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Çalhanoğlu, Kessie, Paquetá, Saelemaekers.

SULMUES
Castillejo, Ibrahimović, Leão, Rebić.

Related posts

I KANË MBARUAR “BATERITË”/ Matuidi dëshiron të arratiset për një javë sepse…

Isa.Autor

Nga Superiorja te Kategoria e Dytë, ja kur do të luhen sfidat e kësaj jave (FOTO)

Q.Autor

GODITJA E BUJSHME/ Dortmundi një hap larg lojtarit të Barcelonës, gati 30 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment