Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Dybala ndaloi kalimin te Manchester United me një telefonatë!

Paulo Dybala është kthyer në një lojtar kyç me trajnerin Maurizio Sarri. Nuk ndodhte kështu vitin e kaluar kur drejtimin e kishte Max Allegri. Tekniku e linte shpeshherë në stol dhe në verë u përfol shumë për një largim të argjentinasit.

Manchester United e donte me çdo kusht në verë, madje e kishte përfshirë në një operacion me largimin e Romelu Lukakut. Familja Agnelli dhe drejtuesit italianë ishin dakord për një lëvizje të tillë, madje kishte kontakte të vazhdueshme mes palëve.

Jorge Antun, mik i familjes Agnellit dhe njeri i afërt pranë Dybalasë, udhëtoi në Manchester dhe shkoi drejt zyrave të “Djajve të kuq” për t’u takuar me drejtuesit anglezë. Ai donte të mbyllte marrëveshjen kur mori një telefonatë nga Dybala. “Nuk më interesojnë disa para më shumë. Dua të rri këtu!”, – mjaftuan dy fjali të tilla dhe gjithçka u mbyll.

Related posts

INTER-LECCE/ Antonio Candreva gol spektakolar nga 35 metra, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Kritika e Klose: Është trajner i madh, por si njeri…

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN/ KESSIE në historinë e MILANIT, thyen Andrea PIRLON, ka zbritur…

Isa.Autor

Leave a Comment