Futboll Sport

E TRISHTË/ Shuhet gazetari i mirënjohur sportiv i Fierit (FOTO)

Mikel Mbriçaj nuk është më mes nesh! Nga sot zemra e gazetarit të mirënjohur sportiv të Fierit, radiokronistit të shquar të emisionit ”Nga njëra ndeshje në tjetrën”, si dhe mësuesit të fiskulturës në zonën e Cakranit, ka pushuar së rrahuri.
120575143_1706407849508788_1342344687580506684_n
Mbriçaj ishte deri pak vite më parë bashkëpuntor i çmuar i gazetës “Panorama Sport”, ku me shkrimet e tij të përditshme mbante të informuar opinionin sportiv fierak jo vetëm për skuadrën e Apolonisë në futboll, por të gjitha sportet e tjera dhe ekipet e moshave.

Në vitet e fundit vuajti një sëmundje të rëndë dhe sot pasdite ndërroi jetë.
120657172_3539816126078526_2222680824488480541_n
Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mbriçaj dhe gjendet pranë saj në këtë moment të vështirë. I paharruar kujtimi i Mikelit, që iku nga kjo jetë në moshën 62-vjeçare.

Related posts

NJË ARSYE MË SHUMË PËR TË NDJEKUR MMA/ Është Valerie Loureda, “ko” që në raund të parë (VIDEO)

F.autor

98 NDESHJE TË HUMBURA DERI TANI/ Nuk ka paqe për Dembele, vjen dëmtimi i 13 në katër vite

Delo.autor

Goditje e rëndë për Barçën, humb dy lojtarë në 3 minuta

Sadik.Autor

Leave a Comment