Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MOCIONI I MOSBESIMIT/ Ylli i Kombëtares së Shqipërisë për Albinin: Hallall çdo votë, o king (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, e ka shprehur pakënaqësinë me rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila të mërkurën vonë e humbi mandatin pas një vote mosbesimi në një seancë maratonike në Kuvend.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua sepse partneri kryesor i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u bë bashkë me opozitën duke e çuar në kuvend mocionin e mosbesimit, i cili i mori 82 vota në favor dhe 32 kundër.

LDK-ja vendosi të tërhiqet nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të mospajtimeve rreth menaxhimit të krizës së koronavirusit, me Kurtin që e shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme nga LDK-ja Agim Veliun si pasojë, dhe për çështjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Pas kapitenit të Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmanit, edhe mbrojtësi i Hajduk Splitit dhe Shqipërisë, Ismajli e ka përkrahur publikisht kryeministrin në detyrë, Kurti.

Ismajli, i lindur në një fshat të Podujevës, i cili ka luajtur për Prishtinën dhe 2 Korrikun, pretendon se Kurti do t’i fitojë mbi 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

“Shihemi me 51%”, ka shkruar 23-vjeçari në Instastory në Instagram.

Ismajli, i cili në vitin 2018 vendosi ta braktisë ekipin kombëtar të Kosovës për atë të Shqipërisë, pas vetëm një paraqitjeje nën udhëheqjen e Bernard Challandes në një ndeshje miqësore pikërisht kundër kuqezinjve, e ka fituar vendin e një titullari të padiskutueshëm në Hajduk dhe Kombëtare që prej atëherë.

“Hallall çdo votë o king”, shto ai.

/Gazeta Express/

Related posts

Barcelona në gjyq, zbulohet kontrata sekrete e Neymarit me Rosell dhe Bartomeu

Q.Autor

Tha gabim mbiemrin e Astorit, shikoni çfarë e gjen spikerin e Peruxhas

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Ky vend e vazhdon futbollin me maska dhe doreza, lojtarët kërcënohen me gjoba nëse…

Delo.autor

Leave a Comment